"Drejt fundit", filmi i parë shqiptar
aksion nga tetori në çdo kinema 

"Drejt fundit", filmi i parë shqiptar<br />aksion nga tetori në çdo kinema 
TIRANE -  Gjatë muajit tetor publiku shqiptar do të ketë mundësinë të shoh në ekranin e madh të kinemasë filmin aksion “Drejt Fundit”.

Me regji dhe skenar të Drilon Hoxhës, filmi do të shfaqet që nga 22 tetori në të gjitha kinematë.

“Drejt fundit” është reklamuar si filmi i parë aksion në Shqipëri, i cili përmban mjaft skena të xhiruara në kryeqytet…Aq sa disa herë kalimtarëve në Tiranë kanë njoftuar policinë për vrasje pasi skenat janë dukur shumë reale.

Drilon Hoxha luan vetë në rolin e protagonistit ndërsa pranë tij janë emra të njohur dhe të rinj të kinemasë, Mehdi Malka, Silvana Braçe, Festim Tomori, Arela Male, Ardian Ramushi, Franceska Hysi dhe Uesli Klark Morinaj në rolet më kryesore.

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ SHBA fiton medaljen e artë, thyejnë rekordin botëror

Paris 2024/ SHBA fiton medaljen e artë, thyejnë rekordin botëror