"E njoh mirë Ramën, do bllokojë
"drejtësinë" e do na e faturojë ne"

"E njoh mirë Ramën, do bllokojë<br />"drejtësinë" e do na e faturojë ne"
TIRANË - Reforma në drejtësi ka qenë në fokus të mbledhjes me dyer të mbyllura të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, ku burime për Report Tv thanë se deputeti Eduart Halimi ka shpalosur para kolegëve të djathtë platformën e opozitës për këtë çështje, ndërsa mësohet se demokratët vijojnë t'i qëndrojnë idesë se kjo reformë duhet të kalojë vetëm sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias.

Të njëjtat burime thanë se ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se kryeministri Edi Rama do të bëjë çdo përpjekje për të mos u miratuar reforma, pasi kreu i qeverisë sipas tij ka aktualisht nën kontroll sistemin e drejtësisë. 

Berisha duke u shprehur se e njeh mirë kryeministrin mësohet të ketë thënë se bllokimin e reformës, Rama do të përpiqet t’ia faturojë të opozitës duke thënë se PD mund ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme për këtë çështje.
 
Sipas tij këtë situatë Rama do të përpiqet ta shfrytëzojë në fushatë elektorale për të akuzuar opozitën si bllokuese. Diskutimi është ndjekur edhe nga deputetë të tjerë dhe nga kryetari Lulzim Basha të cilët janë shfaqur të dakordësuar për qëndrimin e opozitës për këtë çështje. 

Redaksia Online
Gre.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse krijohen kaq shumë parti të reja në Shqipëri?

Kreshnik Spahiu: Pse krijohen kaq shumë parti të reja në Shqipëri?