"Elektrokosmeti’ i Serbisë kërkon
ndihmë Policia e Kosovës
Koorporata energjetike e Serbisë në veri të Kosovës, “Elektrokosmet”, e cila prej vitesh operon në mënyrë ilegale në këtë pjesë të vendit, ka kërkuar ndihmë nga Policia e Kosovës, gjatë aksionit që ka filluar këto ditë për prerjen e linjave për debitorët borxhlinj.
TIRANE- Koorporata energjetike e Serbisë në veri të Kosovës, “Elektrokosmet”, e cila prej vitesh operon në mënyrë ilegale në këtë pjesë të vendit, ka kërkuar ndihmë nga Policia e Kosovës, gjatë aksionit që ka filluar këto ditë për prerjen e linjave për debitorët borxhlinj.
Në kërkesën e kësaj organizate dërguar me shkrim Drejtorisë së Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, të cilën Kosovapress-i ka arritur ta sigurojë, thuhet mes tjerash se “aksioni përfshinë territorin e veriut të Mitrovicës, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe një pjese të Zveqanit, me ç’rast shpresojmë se do të na ofroni asistencë policore, me qëllim të realizimit të suksesshëm të këtij aksioni”.
Në anën tjetër, zëvendës drejtori i policisë rajonale në veri të Mitrovicës, Besim Hoti, ka mohuar që Policia e Kosovës të jetë në asistencë të Elektrokosmetit.
“Është e vërtetë se kemi marrë një njoftim nga kjo organizatë rreth kësaj çështje, por policia nuk është duke asistuar në këtë drejtim”, ka thënë shkurt për Kosovapress Hoti.
Ndryshe, para katër vitesh, pasi që Korporata Energjetike e Kosovës kishte ndërprerë rrymën në veri për shkak të mos pagesës, Serbia pati filluar të furnizojë këtë pjesë të Kosovës me energji elektrike.
Furnizimin e rrymës nga Serbia për serbët e pjesës veriore të Kosovës, Beogradi zyrtar e quajti atëherë furnizim humanitar, ndërsa serbët e veriut e kishin zgjidhur problemin e territ, duke u lidhur në sistemin elektro-energjetik të Serbisë.
Marrë nga Kosovapress
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
26.9%
-
Pak
60.6%
-
Nuk e di
12.5%
Vota total: 1204
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vettingu/ KPA lë në fuqi vendimin e KPK për shkarkimin e prokurorit të Vlorës Dritan Marku
5 Shkurt, 23:00
-
Beograd/ Ministri i Jashtëm flet me zyrtarin amerikan: Serbia duhet të jetë ndër partnerët kryesorë të SHBA-së në Evropë
5 Shkurt, 22:50
-
Diaspora/ Balla u drejtohet emigrantëve: Regjistrohuni në KQZ, nga sot hiqet edhe pengesa e dokumentit biometrik të skaduar! Deri tani janë 94 mijë të konfirmuar (VIDEO)
5 Shkurt, 22:45
-
Non-grata e Berishës, Flogert Muça: Përtej oqeanit nuk ka lajme të mira! Beloja ndoshta e ka gënjyer, Trump ka hallin e Groenlandës apo Gazës
5 Shkurt, 22:40
-
'Vota e diasporës nuk mund të anulohet', Përparim Çaça: Jemi në mes të dasmës! Nuk mund të zhbëhet
5 Shkurt, 22:30
-
Itali/ Udhëtonin drejt Irlandës si ‘francezë’, arrestohen në aeroportin e Trevizos 3 shqiptarët, mes tyre dhe një vajzë
5 Shkurt, 22:29
-
Tabaku për Primaret në PD: Duhet konkurrencë e shëndetshme brenda partisë! Teza e qeverisë teknike nuk ka rënë
5 Shkurt, 22:06
-
Kushti i Berishës rrezikon votën e diasporës, Lavdrim Krashi: Rregullat e lojës nuk ndryshohen pasi ka nisur loja! Kthupi: PD ishte e bindur se emigrantët nuk do votonin
5 Shkurt, 21:56
-
Itali/ Çmontohen 2 banda të ‘skifterëve’ shqiptarë, 61 të arrestuar! Fitimet i riinvestonin në trafik droge, sekuestrohen 8 mln euro kokainë dhe hashash
5 Shkurt, 21:55
-
Tragjike në Itali/ Helikopteri rrëzohet brenda kështjellës mesjetare, 3 viktima, mes tyre trashëgimtari i një familje të njohur
5 Shkurt, 21:43
-
Santorini shkundet nga tërmeti 5.2 ballë, më i fuqishmi deri tani! Ishulli kthehet në fantazmë, ja çfarë thonë sizmiologët
5 Shkurt, 21:29
-
Darka me kryebashkiakët e samitit 'Pakti i Qyteteve të Lira', Veliaj: Po ndërtojmë copën tonë të Europës në Tiranë
5 Shkurt, 21:18