Dy persona janë arrestuar mesditën e sotme nga forcat e policisë të komisariatit nr.1 në Tiranë, pasi u kapën me 16.5 kg lënë narkotike kanabis-sattiva.
 
Operacioni i koduar "FLASH 2" përfundoi me arrestimin e 42 vjeçarit, Klodian Çela dhe 24 vjeçarit, Fridiol Kushova, të cilëve iu gjet edhe sasia e lëndës narkotike.
 
Sipas njoftimit për shtyp të Policisë së Tiranës, në rrugën "Tish Daia”, në automjetin me targë AA 175 JT shtetasit e lartpërmendur janë kapur në flagrancë me një sasi lënde narkotike e dyshuar kanabis sativa prej 15 kilogram e 954 gramë e ndarë në 6 qese plastmasë me ngjyrë të zezë .
 
Ndërsa gjatë kontrollit të banesës së të arrestuarit Klodian Çela i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale sasia prej 588.6 gramë lënde narkotike e dyshuar kanabis sativa dhe 0.2 gramë lënde narkotike e dyshuar “kokainë”
 
Si provë materiale, policia ka sekuestruar edhe 3 telefona celularë si dhe një automjet "Toyota" me targa AA 175 JT.
 
Materialet procedurale i janë dërguar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale të parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal “Prodhim dhe Shitje të narkotikëve në bashkëpunim” në ngarkim te shtetasve Klodian Çela, lindur në Lushnje dhe banues në Tiranë dhe Fradiol Kushova, i lindur në Skrapar dhe banues në Tiranë, të arrestuar në flagrancë.

Redaksia Online
Shqiptarja.com