Revista “Forbes” botoi listën e miliarderëve të botës, e cila këtë vit është pak më e shkurtër se vitin e kaluar. Lista kryesohet nga themeluesi i kompanisë “Microsoft”, Bill Gates, pasuria e të cilit në mesin e shkurtit kishte vlerën neto prej 75 miliardë dollarë.
Në vend të dytë është spanjolli Amancio Ortega, me pasurinë me vlerën e 67 miliardë dollarëve. Ai e ka vënë pasurinë me biznesin e tij në industrinë e veshjeve; Ortega është edhe themeluesi i firmës Zara, që ka dyqane në vende të ndryshme të botës.
Investitori amerikan Warren Buffet është i treti në listën e më të pasurve të botës, me një pasuri me vlerën neto 60.8 miliardë dollarë.
Gruaja më e pasur e botës është Liliane Bettencourt, themeluesja e kompanisë së prodhimeve kozmetike L’Oreal. Ajo ka 36,1 miliardë dollarë.
Miliarderët janë ndarë edhe sipas moshës. Miliarderi më i ri është investitorja norvegjeze Alexandra Andresen, e cila në moshën 19-vjeçare ka 1,2 miliardë dollarë.
Në mesin e 1,810 më të pasurve të botës ajo është në vendin e 1,476. Ndërsa miliarderi më i vjetër është David Rockefeller Sr., që e ka vënë pasurinë me biznesin e tij me naftën dhe bankat. Në moshën 100 vjeçare ai ka një pasuri me vlerën e 3 miliardë dollarëve dhe renditet në vendin 569 në listë.
Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të jenë vendi me numrin më të madh të miliarderëve, 540 të tillë. Kina renditet në vend të dytë, me 251 miliarderë.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com