"Frroku", Rama padit PD-në: Të
faktojë jashtënxjerrjet në Gjykatë

"Frroku", Rama padit PD-në: Të<br />faktojë jashtënxjerrjet në Gjykatë
TIRANE - Kryeministri Rama do të vë edhe njëhërë përpara gjykatës Partinë Demokratike e cila përmes deptuetëve të saj hodhi akuzën e radhës ndaj kreut të qeverisë. Përmes një njoftimi ne rrjetin social Facebook, kryeministri Rama tha se së shpejti do të depozitojë në Prokurori një kallëzim penal ndaj PD-së për akuzat se fshehja që autoritetet shqiptare i bënë dosjes së Belgjikës për Mark Frrokun është bërë me dijeninë e tij.

“Një tjetër kallëzim do të niset një orë e më parë drejt Prokurorisë së Përgjithshme dhe Gjykatës së Lartë, për përshkallëzimin e aktivitetit kriminal të shpifjes nga ana e Shqupit. Përsëri do të duhet të faktojnë bazën e jashtënxjerrjeve të tyre të ditës përpara gjykatës dhe nëse kanë një provë të vetme, jam unë që do të përgjigjem përpara ligjit. Por nëse përsëri do të dalin si qyqarë para trupit gjykues e do të përsërisin avazin e tyre banal se shpifja është e drejte e njeriut dhe ata nuk mbajnë përgjegjësi për atë që thonë, atëherë janë ata që duhet të ndëshkohen sipas ligjit. Ky aktivitet kriminal që zhvillohet përditë nga Shqupi me shpifje ekstreme në mungesë të çdo vizioni, ideje dhe lidershipi, duhet gjykuar jo vetëm me fuqinë e votës po edhe me forcën e ligjit”, shkruan Rama.

I pari që doli sot në selinë e Partisë Demokratike ishte Arben Ristani, ndërsa më tej doli edhe Edmond Spaho.

Aktualisht Rama është në proces gjyqësor me dy deputetë të Partisë Demokratike, Arben Ristanin dhe Edi Palokën të cilët i kallëzoi për shpifje.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve