Ata kanë deklaruar se letrat që kanë marrë në dorë, kanë si motivacion të largimit të tyre nga detyra, mungesë performance. Inspektorët tatimorë të larguar nga detyra janë irrituar me këtë veprim të drejtorit të Taksave Vendore, Arben Kau. Kjo pasi sipas tyre, drejtori aktual, ashtu si dhe në rastin e inspektorëve që u larguan nga detyra në shtator, edhe me pjesën e mbetur të tyre, veproi në mënyrë anti-ligjore, duke mos zbatuar as rregullat më elementare që parashikon ligji: atë të njoftimit disa kohë më përpara për largimin nga puna.
Në fakt pushimet nga detyra në bashkinë e Tiranës kanë filluar që në muajin korrik, kur në krye të kësaj bashkie erdhi Lulzim Basha. Fillimisht ai premtoi se nuk do të prekte administratën e bashkisë, por në të vërtetë ka ndodhur e kundërta. Fshesa ka rënë kudo, në inspektorë tatimorë dhe punonjës të thjeshtë të administratës.
(shqiptarja.com)