"Gjeli", "Çorapja", "Sqepi"/Hapen
dosjet, ja kush janë spiunët e PD

"Gjeli", "Çorapja", "Sqepi"/Hapen<br />dosjet, ja kush janë spiunët e PD
Hapja e Dosjeve të Sigurimit është një burim kryesor shqetësimi për shumë deputetë të PD-së, që për momentin njihen vetëm me emrat e koduar të përdorur gjatë spiunimeve të tyre.
 
Ligji për hapjen e këtyre dosjeve u miratua në vitin 2015, ndonëse PD votoi kundër dhe sot nisi nga puna institicioni që do të mbikëqyrë hapjen e dosjeve.
 
Për Berishën, Flamur Nokën, Jozefina Topallin dhe shumë të tjerë brenda PD, kjo e sotmja është një ditë e zezë, ndërsa gradualisht rrezikohet të bëhen publike të gjitha informacionet që ata i kanë dhënë Sigurimit gjatë kohës së regjimit të kaluar.
 
Këta janë vetëm disa prej pseudonimeve, të deputetëve dhe ish-deputetëve të PD që kanë qenë ish-spiunë dhe që pritet të zbulohen gradualisht në muajt në vazhdim: “Këndesi”, “Gjeli”, “Çorapja”, “Sqepi”, “Masoviku”, “Çiklisti”, “Shishja e Qumështit”, “Naftëtari”, “Alfons Ballsha”, “Demoni”, “I Vogli”, “Qukapiku”, “Dizenjatorja”, “Inxhinjeri”, “Medicina”, “Çiftelia”, “Nemërçka”.


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Meta nga Pogradeci sulmon sërish SPAK: Organizatë kriminale! Dumani, mbrojtës i flaktë i korrupsionit të Ramës

Meta nga Pogradeci sulmon sërish SPAK: Organizatë kriminale! Dumani, mbrojtës i flaktë i korrupsionit të Ramës