"Gumball 3000" spektakli i 150
makinave sportive nga e gjithë bota

"Gumball 3000" spektakli i 150<br />makinave sportive nga e gjithë bota
Të gjithë të apasionuarit e makinave të garave sportive dhe të veçanta do kenë mundësi nesër që të shohin nga afër performancën e disa nga ekzemplarëve më të bukur të automobilzimit botëror.

“Gumball 3000”, marka e suksesshme globale e rally-t rrugor, rikthehet në Shqipëri pas 10 vitesh për të sjellë në kryeqytetin shqiptar më shumë se 150 skuadra sportive me makinat e markave më të njohura botërore.

Tirana është zgjedhur si një nga stacionet e turit të “Gumball 3000”, e cila këtë vit ka itinerarin Riga-Varshavë-Budapest-Dubrovnik-Tirana-Athinë dhe për të përfunduar në ishullin Mykonos të Greqisë.

Makinat dhe skuadrat përkatëse që përfaqsojnë vende të ndryshme nga mbarë globi, do të vijnë nga Mali i Zi dhe do të mbërijnë në Tiranë në sheshin “Nënë Tereza” rreth orës 18, ku dhe do të japin një performancë për qytetarët e Tiranës.

Ato do të largohen nga Tirana paraditen e së enjtes për të udhëtuar drejt Greqisë ku do të finalizojnë turin e tyre.

“Një perlë e fshehur. Shqipëria është vendi i disa prej rrugëve të makinave dhe peisazheve më mahnitëse në Europë, por duhet thënë që ka ndryshuar shumë që nga xhiroja jonë e fundit në vitin 2007. “Gumballers” do të performojnë në një aktivitet publik pa pagesë në zemër të Tiranës.

Mos e humbisni rastin të bashkoheni me ne në këtë shfaqje spektakolare të makinave!”, thuhet në faqen zyrtare të “Gumball 3000” për ndalesën e tyre në Tiranë.

Gumball 3000  

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Plagosje, aksidente dhe dhunë në familje, 12 të arrestuar brenda 24 orëve në Tiranë! Një i vdekur dhe 5 të plagosur

Plagosje, aksidente dhe dhunë në familje, 12 të arrestuar brenda 24 orëve në Tiranë! Një i vdekur dhe 5 të plagosur