"H&M" zhvesh David Beckham për 10 pound

"H&M" zhvesh David Beckham për 10 pound
Plot pesë vjet pasi u zhvesh me të brendshme për fushatën e Armani, futbollisti britanik David Beckham pranon të ndjekë të njëjtën linjë, këtë herë për “H&M”. Edhe pse pritej qysh në Verë lançimi i spoteve publicitare, duket se kompania më në fund ka nxjerrë imazhet seksi të futbollistit, ku bien në sy të brendshmet paksa klasike dhe jo ato super të ngushta që jemi të mësuar ta shohim deri tani. Pritet që pas firmosjes së kontratës, marka e njohur të rrisë dukshëm shitjes në mbarë globin, edhe pse sipas komenteve mediatike, falë trupit të tonifikuar të David, askush nuk e ka pasur mendjen te linja e të brendshmeve. Çmimi prej 9,99 paund, është joshës, sigurisht duke u shoqëruar me menynë kryesore: imazhet e Beckham.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza