"I shkarkuan burrin për vjedhje te
Tatimet", Kryemadhi akuza Gjonajt

"I shkarkuan burrin për vjedhje te<br />Tatimet", Kryemadhi akuza Gjonajt<br>
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi akuzoi ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj se ekstradoi financierin e Habilajve, Nazer Seiti, në drejtim të Italisë për të mbrojtur Saimir Tahirin. 

E ftuar te 5 pyetjet nga Babaramo në Report Tv, gjithashtu Kryemadhi hodhi akuza në drejtim të ministres edhe sa i takon bashkëshortit të saj, duke deklaruar se ai është shkarkuar nga detyra për vjedhje. 

"Ekstradimi i financierit të Habilajve është skandal i madh. Dhe parlamenti i 18 dhjetorit ishte një nga skenat më të turpshme, prandaj për mua reforma në drejtësi ka rënë qëkur shkoi Arta Marku në zyrën e Kryeprokurorit dhe me skandalin e ekstradimit të financierit të Habilajve, ky është skandal i madh. Ne kemi një ministre Drejtësie që është më shumë një zëdhënëse shtypi e Edi Ramës, ajo ka një të kaluar aspak të mirë, burri saj është pushuar nga Drejtoria e Tatimeve për vjedhje. 

Normal sjellja e saj kaq arbitrare me ekstradimin, nuk e dija dhe pastaj është më mirë të esktradohet te drejtësia italiane, tregon se është e kapur shërbimi më flagrant që mund t'i bëhet grupit të Habilajve dhe shpëtimit të Saimir Tahirit", u shpreh Kryemadhi. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Vepronin si grup i strukturuar kriminal/ SPAK çon për gjykim 4 personat që trafikonin emigrantë nga vendet e treta

Vepronin si grup i strukturuar kriminal/ SPAK çon për gjykim 4 personat që trafikonin emigrantë nga vendet e treta