"Ju qevesni fshatshe: Selimi burrë i
mirë s'paguan, Qazimi i keq - gjobë"

"Ju qevesni fshatshe: Selimi burrë i<br />mirë s'paguan, Qazimi i keq - gjobë"
TIRANË - Gjatë seancës plenare të kësaj të enjteje deputetët kanë qenë mjaft të “etur” për debat, aq sa ka qenë e vështirë të ruanin radhën!
 
Kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike Edi Paloka i është dashur të presë 15 minuta para foltores së Kuvendit për të nisur fjalën, pasi kryeministri Rama po zhvillonte një debat me ish-kryeparlamentaren Jozefina Topalli dhe demokratin Edmond Spaho.
 
Paloka kundër marrjes së fjalës nga Rama: Mos ia jep fjalën (i drejtohet nënkryetares Valentina Leskaj)
Leskaj: E parashikon rregullorja e Kuvendit. Vetë e keni miratuar.
Taulant Balla - Palokës: Ulu ore aty se nuk je cub ti.
 
Paloka i afrohet Ballës: Kujt i drejtohesh me atë gjuhë? Kujdes se me kë flet, se flasim dhe ndryshe.
(ndërhyjnë oficerët e sigurisë)
 
Rama-Ballës: Taulant lërë. Duhet t’i mirëkuptoni viktimat e basteve të humbura

Jozefina Topalli: Kujt i thua viktimë ti? Zonja drejtuese e seancës, e dëgjon këtë?

Rama: Kujdes se do na hash edhe mikrofonin ti ore (duke ju drejtuar Palokes i cili priti per 15 minuta ne kembe para foltores per te nisur fjalen) 
 
Një tjetër pikë që shënoi debat mes palëve kundërshtare politike, ishte etiketimi që Rama i bëri opozitës si “kafene fshati”.
 
Gjejini punë opozitës, keni lënë Shqipërinë pa opozitë, e keni kthyer në kafene fshati, të gjithë sikur jeni të dehur dilni te dera dhe hani ça keni shkruar”, tha Rama. Një etiketim i cili nuk i ka pëlqyer aspak demokrates Jozefina Topalli e cila replikoi disa herë nga salla gjatë kohës që Rama fliste.
 
Kreu i qeverisë nga foltorja iu drejtua duke i thënë: Mos fol si banakierja e kafenesë së fshatit, kur u flet atyre që hyjnë në kafene pa leje. Kjo s’është kafeneja juaj, por e Shqipërisë”.

Më i ashpër në fjalim Rama ishte kur i dha përgjigje ish-kreut të grupit parlamentar të PD-së Astrit Patozi.

"Ju jeni një çetë që sa herë merr në dorë çelësat e një zyre ndërton zyrë në fshatin e vet dhe qeverisni fshatshe, ky është djali i Selimit, Selimi burrë i mirë, punë e madhe se nuk paguajnë energjinë. Ky është djali i Qazimit, ai burrë i keq dhe gjobë atij. Ne jemi shqiptarë që dimë të bëjmë shtet, ju nuk dini të bëni shtet", tha Rama. 


Debatet e zbardhura nga redaksia e Shqiptarja.com

Rama: Rruga e opozitës është që të spekulojë. Jeni katandisur në një çetë fshati. Nuk janë kompanitë e atyre që ju akuzoni për tenderat.
Spaho: Po ju e keni zakon që ia fusni nënës, babës, tezes, dajës, dhe vetëm tuajat s’janë.
Rama: Profesor të lutem
Spaho: Taulanti hynte mik në 2013 për të marrë tenderë.
Rama: E di që lexon, por lexon ato që të përgatisin atje. Asnjë nga ministrat e kësaj qeverie s’ka imunitet as parlamentar dhe politik. Për çdo çështje reale për implikime, do të shkojnë të sqarohen me drejtësinë.
 
Rama: Meqë folëm për teze, daja, halle, ju qeshni se këto i keni bërë vetë. Keni përfshirë lloj- lloj hallash e xhaxhallarësh në këto histori.
Jozefina Topalli: Nise nga vetja.
 
Albana Vokshi: Ilir Beqja ka marrë 11 milionë dollarë.
Rama: Ne kemi bërë opozitë për kohë të gjatë, por asnjëherë s’jemi marrë me sipërmarrësit. Për Kompaninë e Shpërndarjes së Energjisë, ju paguanit qira 300 mijë euro, duke e ndarë kompaninë në dy pallate, ushqimore, shërbime tatuazhe dhe shërbimin e klientit në parkingun nëntokësor. Juve ju duket plehu si tribunë. Godina e re e OSHEE, do të jetë një godinë model dhe do i kursejë shtetit. Kur të vini më shtet do ta gjeni gati. Për 5 vite OSHEE, do të dalë në treg për të bërë sinergji me kompanitë e tjera, siç bën e gjithë bota.
Rama: Shqipëria është pa opozitë. E keni bërë opozitën si kafene fshati, ku pini dhe dilni e villni te dera.
(Ndërhyn Topalli pa mikrofon)
Rama- Topallit:  Mos u bëj si banakierja e kafenesë së fshatit.
Edmond Spaho: Nëse keni burrëri, pranoni hetimin ndërkombëtar. Të gjitha fjalët e tjera janë fukarallëk. Të hetohet që nga dita e parë e marrëveshjes. Sa i takon asaj se CEZ-i ka punuar mirë se e keni përmirësuar.
Rama: S’është CEZ, por OSHEE.
Spaho: Shumë mirë, bukur.
Braçe: Ça bukur ore, pse ai do të të korrigjojë ty?!

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Antikorrupsioni/ Gjykata Kushtetuese refuzon Komisionin ‘Xhafaj’, kryetarja Zaçaj: S'mund të marrim pjesë në aktivitete ligjbërjeje!

Antikorrupsioni/ Gjykata Kushtetuese refuzon Komisionin ‘Xhafaj’, kryetarja Zaçaj: S'mund të marrim pjesë në aktivitete ligjbërjeje!