Këshilltari i Parisë Demokratike në bashkinë e Tiranës, Fabian Topollaj ka reaguar pas përplasjes me armë në Kavajë duke kërcënuar kryeministrin Rama se vija e kuqe është shkelur dhe se do ta paguajë shtrenjtë.
 
"Njerëz të Elvis Rroshit plagosin kreun e FRPD Kavajë, autori i krimit, drejtor i zyrës së punë Kavajë, largohet nga vendi i ngjarjes me makinën dhe nën shoqërinë e kreut të PS Kavajë.
 
Kjo shpjegon gjithcka, dhe simbiozën e Ramës me krimin në qeverisje dhe nevojën e tij që sic ndodhi dje me vendimin për Rroshin, ta ketë Gjykatën nën thundër në mënyrë që ajo të legalizoje këtë simbiozë.
 
Vija e kuqe është shkelur, Edi Rama do e paguash shtrenjte këtë që bëre sot"shkruan Fabian Topollaj në reagimin e tij në rrjetin social Facebook. 


Statusi i Fabian Topollajt në Facebook për ngjarjen e Kavajës dhe kërcënimi për Ramën
Fabian Topollaj


d.b/shqiptarja.com