"Koha Jonë" nuk do botohet më
që nga muaji Maj, ja historia e saj
Gazeta “Koha Jonë” duke nisur që nga muaji Maj nuk do të dalë më në treg në versionin e saj print, por do të jetë vetëm online. Lajmi konfirmohet nga burime konfidenciale për “Shqiptarja.com” por pa bërë të ditur arsyen e tërheqjes së gazetës “Koha Jonë” nga tregu në versionin e saj print.
TIRANE - Gazeta “Koha Jonë” duke nisur që nga muaji Maj nuk do të dalë më në treg në versionin e saj print, por do të jetë vetëm online. Lajmi konfirmohet nga burime konfidenciale për “Shqiptarja.com” por pa bërë të ditur arsyen e tërheqjes së gazetës “Koha Jonë” nga tregu në versionin e saj print.
Gazeta "Koha Jonë" është e para gazetë e pavarur shqiptare. Ajo është themeluar nga ish-deputeti Nikollë Lesi, më 11 maj 1991 si gazetë lokale e qytetit të Lezhës.
Historia e gazetës “Koha Jonë”Në fillim "Koha Jonë" botohej një herë në javë, me katër fletë. Më 1992 gazeta filloi të botohej dy herë në javë dhe konkretisht: çdo të martë dhe të premte, përsëri me katër fletë, ndërsa në 1992 "Koha Jonë" filloi botimin me 8 fletë. "Koha Jonë", më 1991 deri në fitoren e Partisë Demokratike Shqiptare më 1992, mbështeti opozitën, duke kritikuar ashpër Partinë e Punës së Shqipërisë. Me ardhjen e demokratëve në pushtet, "Koha Jonë" filloi të kritikonte segmente të caktuara të PD-së lidhurm me drejtimin e Shqipërisë. Në këtë kohë një pjesë e pushtetit filloi ofensivën për bllokimin e gazetës "Koha Jonë" dhe nxjerrjen e saj jashtë ligjit.
Ky konflikt solli edhe rritjen e interesit të publikut. Si pasojë e kësaj kërkese, gazeta më 1994 filloi të botohej e përditshme me 8 faqe dhe e shtrirë në të gjithë Shqipërinë.
Më 3 mars 1997 në orët e vona të mbrëmjes redaksia e gazetës shkatërrohet dhe digjet ndërsa zerat në atë kohë thanë se ishin forcat e policisë sekrete. Kjo sjell mbylljen e gazetës. Botimi i gazetës rifillon më datë 17 prill të po atij viti.
Gazeta, pas zgjedhjeve elektorale bëhet me 32 faqe. Por ajo filloi të kritikojë edhe qeverinë e re të socialistëve. Në këtë vit në vendin tonë lindin në tregun mediatik edhe gazeta të reja teksa fillimi i vitit 1998 shënon edhe krijimin e televizioneve të para private në Shqipëri. Kjo sjell edhe rënien e jehonës së gazetës në mënyrë graduale.
Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2001 botuesi i "Koha Jonë" Nikollë Lesi kandidoi si kandidat i pavarur per deputet në qytetin e tij të lindjes në Lezhë ku dhe fitoi. Pas kësaj Lesi vendosi që të shkëputet nga drejtimi gazetës dhe t’i përkushtohet politikës për të iu rikthyer në vitin 2013.
Por as ky rikthim nuk do të sillte rritjen e shitjeve të kësaj gazette, ndërsa tashmë duke nisur që nga muaji maj, gazeta do të tërhiqet nga botimi në versionin print për të qenë vetëm online.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
63.6%
-
Të gabuar
24.6%
-
Nuk kam mendim
11.8%
Vota total: 4221
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kosovë/ Policia arreston një të dyshuar dhe konfiskon mjete shpërthyese në veri
17 Janar, 22:37
-
SHBA/ Senati drejt miratimit të ligjit për arrestimin e emigrantëve
17 Janar, 22:28
-
Mero Baze: Ngërçi i SPAK me 21 Janarin
17 Janar, 22:23
-
'Kuptimi i zyrave publike', Elektroshok në Report Tv nga Profesor Ardian Ndreca
17 Janar, 22:05
-
Vrasja e Liridona Ademajt/ Avokati i familjes së 30-vjeçares flet për Report Tv: Ju them me përgjegjësi të plotë, ajo u vra nga bashkëshorti
17 Janar, 21:52
-
Skënder Minxhozi: Rroftë Trump, poshtë Kushner!
17 Janar, 21:50
-
DASH shpall 13 individë dhe një entitet në Bosnjë si të padëshiruar, për minimin e Marrëveshjes së Dejtonit
17 Janar, 21:30
-
1997, fëmijëria e shqiptarëve, lamë lodrat dhe luanim me armë! Esencë-Report Tv
17 Janar, 21:10
-
Trajtimi mjekësor për fëmijën nga Gaza, kreu i OBSH: Shqipëria, shembull frymëzimi
17 Janar, 20:56
-
'Si sot në 2019 hyra në këtë zyrë, i kënaqur që dola i pa tjetërsuar', Braçe poston fotot: Nesër Rama do të vijë në Divjakë
17 Janar, 20:38
-
Autoriteti i Dosjeve propozim për Vilën 31 me ekspozita për jetën personale të Enver Hoxhës dhe Koçi Xoxes! Workshope për artin në diktaturë dhe ture me histori personale
17 Janar, 20:37
-
Nga Meloni tek Farage, kush mori ftesë nga Donald Trump për ceremoninë e betimit
17 Janar, 20:17