"Ksera, eurot në sirtar"
24-vjeçari rrëfen vjedhjen

"Ksera, eurot në sirtar"<br />24-vjeçari rrëfen vjedhjen
Zbardhet dëshmia e 24 vjeçarit Arbër Shyqerukaj, i cili disa ditë më parë arriti të hyjë në banesën e Ministrit të Punës dhe Çështjeve Sociale Spiro Ksera, duke grabitur prej andej një “IPAD”, një orë dore si dhe një shumë të konsiderueshme që mendohet se kap shifrën e disa mijëra eurove. Shyqerukaj i ndihmuar edhe nga dy persona të tjerë të cilët momentalisht janë shpallur në kërkim policor, ka arritur të hyjë në banesën e ministrit Ksera që ndodhet në rrugën “Him Kolli”, mes rrugës së "Kavajës" dhe asajt të "Myslym Shyrit", duke arritur ta hapë derën e blinduar të apartamentit në një formë spektakolare. Përpara oficerëve të policisë gjyqësore pranë komisariatit nr. 3, 24 vjeçari ka pranuar autorësinë e krimit duke treguar me detaje rreth mekanizmit se si kanë hyrë në banesën e Ministrit të Punëve dhe Çështjeve Sociale. Ndërkohë që për sa i përket lekëve të mara nga banesa, 24 vjeçari Arbër Shyqerukaj ka pohuar në polici se ato i ka harxhuar me shoqërinë e tij në klubet e natës të Tiranës. Kamerat e vendosura në hyrje ta pallatit ku banon ministri Ksera kanë zbuluar 24-vjeçarin e arrestuar nga policia, ndërkohë që nga kqyrja e telefonit ka rezultuar se ai ka pasur komunikime të vazhdueshme me dy persona të tjerë që për momentin janë shpallur në kërkim. Gazeta "Shqiptarja.com" disponon një pjesë të rrëfimit të Arbër Shyqerukaj, të dhënë para policëve ku dhe ka treguar mënyrën e grabitjes së banesës së ministrit.

Ku keni qënë në datën 31 janar të këtij viti dhe nën shoqërinë e kujt personi keni qëndruar?
Atë ditë kam qenë në Tiranë. Jam zgjuar vonë dhe pasi kam dalë nga shtëpia kam shkuar në një lokal të lagjes dhe aty jam ulur për të pirë kafe. Gjatë qëndrimit në kafe, jam takuar me disa çuna të lagjes. Kemi bërë muhabete të përgjithshme.

Po më pas ku keni shkuar, pas kafes?
Jam takuar me dy shokë të mi.(Emrat nuk bëhet të ditur nga policia). Me ta kam pirë kafe dhe më pas jemi larguar. Kafen e kemi pirë në një lokal në rrugën "Myslym Shyri". S'më kujtohet emri i lokalit.

Në çfarë ore jeni takuar dhe pas kafes ku keni shkuar me dy shokët e tuaj?
Nuk e mbaj mënd orën, por ka qënë pasdite. Kemi dalë nga kafja dhe jemi drejtuar në drejtim të rrugës "Him Kolli".

Çfarë keni biseduar me shokët gjatë qëndrimit në kafe?
Kemi bërë biseda të përgjithshme si dhe kemi diskutuar se si do hynim në një apartament që ndodhet në një bllok pallatesh në rrugën "Him Kolli".

E dinit ju se i kujt ishte apartamenti që do hynit për të grabitur?
E dimin pasi, disa ditë kemi qëndruar në atë zonë për të parë se kush person hynte dhe dilte. Kemi shkuar deri tek dera e apartamentit. E pamë dhe menduam që do hapej me karta elektronike.

Vetë ju keni hyrë në banesën, kush tjetër ju shoqëronte?
Unë kam hyrë në shtëpi. Derën e blinduar e kam hapur me kartë. Dera hapet pasi materiali i çelësit ka një fushë magnetike e cila pasi i fut kartën, çelësi tërhiqet menjëherë duke u hapur.

Pasi hytë çfarë morët nga shtëpia?
Kam marrë një kompjuter që ndodhej në tavolinë, një orë dhe disa euro që i gjeta në një sirtar.

Sa euro kanë qënë dhe ku i keni fshehur ato?
Nuk e di sa euro, pasi s'i kam parë. Jam larguar me shpejtësi se kisha frikë mos zbulohesha. Lekët i kemi harxhuar në klube nate me shoqërinë.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024