Drejtues të Universitetit të "La Sapienza",  Romë u takuan në ambientet e MAS me studentë të ekselencës për të ofruar bursa studimi doktorature pranë këtij Universitetit.
 
La Sapienca ka ofruar 3-15 bursa për studentët e ekselencës, kryesisht në fushën e informatikës.
 
MAS veç akordimit të fondeve për studentët e ekselencës po lobon me universitetet e huaja për ofrimin e bursave nga ana e këtyre institucioneve për studentët shqiptar të ekselencës.
 
Kjo është një nga iniciativat që MAS ka ndërmarrë në kuadër të promovimit të studentëve të shkëlqyer shqiptar në universitetet e huaja. 
 
Gjatë kësaj periudhe MAS ka nënshkruar marrëveshje me Qeverinë Hungareze, Emiriatet e Bashkuara Arabe, si dhe po lobon me Universitete Ndërkombëtare prestigjioze.