"Lojëra luftash", luftanija amerikane
e 400 marinsa zbarkojnë në Rumani

"Lojëra luftash", luftanija amerikane<br />e 400 marinsa zbarkojnë në Rumani
RUMANI-Një luftanije amerikane me 400 marinsa në bord e saj, ka kaluar ngushticën e Bosforit për tu futur në Detin e Zi, ku do të marri pjesë në një stërvitje të përbashkëta me Marinën rumune.
 
“Luftanija 'USS Carter Hall' mbërriti në Detin e Zi për të marrë pjesë në stërvitje dypalëshe trajnimi me skuadrën ushtarake rumune 'Stuhia e Pranverës' ,”thuhej në një deklaratë të flotës së gjashtë amerikane.
 
Ushtrimet stërvitore do të  do të zhvillohen në afërsi të portit rumun të Konstancës dhe do të vazhdojnë deri në 21 mars.
 
Sipas "RT" , kjo stërvitje e përbashkët do të mbledhi 1200 ushtarë amerikan dhe rumun, dhe stërvitja e tyre do të përqëndrohet në mbrojtjen e vijës bregdetare dhe qyteteve rumune në këtë zonë.
 
Flota e gjashtë e Marinës amerikane, e cila është me seli në Napoli të Italisë, është flota komanduese për Evropën dhe Afrikën.
 
Gjatë kësaj jave, katër luftanije të NATO-s, u ankoruan në portin ukrainas të Odessa në Detin e Zi, ku po marrin pjesë në një stërvitje të përbashkët, pjesë e së cilës janë trupa nga Polonia, Spanja, Gjermania dhe Turqia.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan