"Lorik Cana, zemra e Shqipërisë"

"Lorik Cana, zemra e Shqipërisë"
Fitorja e radhës ndaj Armenisë, pas asaj me Portugalinë dhe barazimit me Danimarkën kanë tërhequr vëmendjen e grupit mediatik, Bein Sport për t’i bërë një reportazh rrugëtimit të Shqipërisë dhe kapitenit të ekipit kombëtar të futbollit, Lorik Cana nga fëmijëria.

“Lorik Cana, zemra e Shqipërisë”. Ky është titulli me të cilin e hap shkrimin Bein Sport për kapitenin kuqezi dhe ëndrrës së miliona shqiptarëve anembanë botës për të parë Kombëtaren në finalet e kampionatit evropian të Francës, që do të zhvillohet më 2016.

Gjatë reportazhit, grupi mediatik ndal et edhe te dy simbolet e Shqipërisë dhe Lacios, kur thekson se kapiteni i kuqezinjve në kraharor ka shqiponjën e Lacios, ndërsa në krah shqiponjën dykrenare shqiptare.

Përsa i përket kualifikimit në Francë, Cana shprehet se “Shqipëria mbështetet nga një popull i tërë në rrugëtimin e gjatë e të vështirë për të prekur finalet e Euro 2016 dhe se me besim dhe sakrificë do t’ia dalë.

Pjesëmarrja me Shqipërinë në Europian është ëndrra ime”. Një pjesë të veçantë në reportazh ka zënë edhe fëmijëria e kapitenit kuqezi dhe kujtimet e ruajtura nga gjyshi.

Ndërsa Agim Cana, babai i Lorikut, tregon banesën dhe vendin ku Loriku kaloi vitet e parë të jetës. Lorik Cana në karrierën e tij ka luajtur me Paris Saint Germmain dhe Marseille në Francë, me Sunderlandin në Premier League, me Galatasarayin në Turqi dhe me Lacion në Serinë A.



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Indeksimi i pensioneve, të moshuarit për Report TV: Nuk është mjaftueshëm, s’na lehtëson! Ekspertja: Të ishte bërë që në pranverë

Indeksimi i pensioneve, të moshuarit për Report TV: Nuk është mjaftueshëm, s’na lehtëson! Ekspertja: Të ishte bërë që në pranverë