ITALI -  Kureshtje e madhe ne Itali  për gjykimin e Silvio Berluskonit në Gjykatën e Kasacionit lidhur me  procesin “Mediaset”. Gjykata më e lartë në Itali përcaktoi në fillim të muajit, 30 korrikun si datën kur do të merret në shqyrtim apelimi i ish-kryeministrit Silvio Berluskoni për akuzën e evazionit fiskal, tashmë i dënuar  me 4 vjet burg dhe mospërfshirje në poste zyrtare të institucioneve shtetërore.
 
Analistët shprehen se nëse Berluskoni dënohet me burg, vendimi mund të ketë pasoja të mëdha politike për Italinë.
 
Mbështetësit e tij kanë kërcënuar se do të japin dorëheqjen nga politika në rast  se Berluskoni dënohet dhe nga ana tjetër, kundërshtarët  e tij kërkojnë nga partia që të “rizgjohen”. 76-vjeçari, manjat i medias, i ka mohuar të gjitha akuzat duke thënë se ato janë të motivuara politikisht.
 
Ndërkohë, kryeministri Italian Enriko Leta është shprehur  i qetë se “ nuk do të ketë tërmete në qeveri”. Silvio Berlusconi, politikani më i pasur dhe i suksesshëm i Evropës është i njohur për batutat e tij pikante, skandalet për evazion fiskal dhe aferat seksuale.

Redaksia online
(ar.sh/l.ç/shqiptarja.com)