"Miss Globe 2016", ja prezantuesit
dhe këngëtarët e ftuar në spektakël

"Miss Globe 2016", ja prezantuesit<br />dhe këngëtarët e ftuar në spektakël
Ndërkohë që na ndajnë vetëm pak ditë nga finalja e madhe e Miss Globe 2016, janë zbuluar disa nga surprizat që organizatoret e garës së madhe të bukurisë kanë ruajtur për publikun e së premtes së 25 nëntorit.
 
Në Expocity ndërkohë po punohet për ngritjen e skenës gjigante në të cilën do të parakalojnë 40 kandidatët për kurorën e Miss Globe. Ndërsa surpriza e parë parashikohet të jetë në prezantim.
 
Një dyshe që premton shumë është ajo e Altin Hazizajt dhe Iva Meres që këtë vit Deliart i ka bërë bashkë për të prezantuar natën finale te Miss Globe.
 
Ai një personazh që vjen nga shoqëria civile dhe media ndërsa ajo një bukuroshe  e njohur tashmë në fushën e prezantimit.  Nuk mbeten pas as detajet e spektaklit të menduara për këtë vit.
 
Kështu përveç spektaklit që do të japin vetë bukuroshet, një gërshetim i performancës artistike me hiret e me të bukurave të ardhura nga 5 kontinentet pritet të ndodhë në skenën e Miss Globe sivjet.
 
Të ftuar specialë do të jene Corona, Aleksandër Gjoka, Eranda Libohova, Redon Makashi, Evis Mula, Manjola Nallbani, Vesa Luma, Big Basta, Kastriot Tusha, Ramona Tullumani, Renis Gjoka, Classic Boys, pa harruar numrat artistikë të balerineve që drejtohen nga koreografja Olta Ahmetaj. 
 
Një mbrëmje që natyrisht premton të mbetet e paharrueshme dhe jo vetëm për pjesëmarrëset dhe që kulmin pritet ta shënojë kur Ann Colis, Miss Globe 2015, të dorëzojë kurorën e mbretëreshës së re që do të kurorëzohet në Tiranë.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS