Kreu i shtetit i uroi mirëseardhjen në Shqipëri përfaqësueseve të bukurisë nga e gjithë bota. Gjithashtu vlerësoi organizatorët për aktivitetin mbarëkombëtar. „Për mua, jo vetëm si President i Shqipërisë, por edhe si qytetar i thjeshtë i saj, është krenari që për të tetën herë, ky kompeticion zhvillohet pikërisht në Shqipëri. Dhe kur kthehesh me gëzim dhe respekt në të njëjtin vend, tregon që gjërat në shtatë edicionet e tjera kanë shkuar shumë mirë. Kështu që unë dëshiroj të përgëzoj edhe organizatorët, të cilët çdo vit e më shumë po e rrisin cilësinë e tyre!”- Tha Topi.
Presidenti vlerësoi dhe promovinin e Shqipërisë turistike që i është bërë në kuadër të këtij aktiviteti. Nga ana e tij drejtuesi i kësaj veprimtarie në Shqipëri, Petro Bozo vlerësoi presidentin për pritjen e ngrohtë.