TIRANË -  Lëvizja “Mjaft” ka publikuar sot sondazhin e quajtur “Votëmatësi” mbi perceptimin e qytetarëve përsa i përket çështjeve me shqetësuese apo prioritare që lidhen me jetën e tyre sociale, politike dhe ekonomike. “Votëmatësi” ka pyetur 856 qytetarë shqiptarë. Ai është ndarë në 7 kategori, si ekonomia, zgjedhjet, rendi publik, arsimi, shëndetësia, mirëqënia, çështje ndërkombëtare. Periudha e zhvillimit të tij ka qënë  nga 13 marsi deri më 11 qershor 2013.

Sipas aktivistit Gjergj Erebara, "shqiptarët mendojnë se duhet të ketë një ndarje të qartë të sektorit publik dhe privat si në arsim apo shëndetësi; ata mendojnë se është detyrim i shoqërisë të kompensojë ish-pronarët më parë sesa të ndërtojë rrugë me ato para e gjithashtu, ata kërkojnë që të mos merret borxh për të paguar energjinë, por le të rritet çmimi i saj."

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)