UASHINGTON - Organizata e njohur në botë, “Mjekët pa Kufij” ka vënë alarmin mbi përdorimin e armëve kimike në Siri.
 
“Shifra alarmante, 355 të vdekur me simptoma toksike, për përdorimin e armëve kimike. Kanë vdekur 355 persona nga përdorimi i armëve, ndërsa 3600 persona të tjerë janë prekur nga armët kimike”, thuhet në deklaratën e tyre sot.

”Mjekët pa Kufij” akuzojnë Presidentin Bashar Al Assad për përdorimin e armëve kimike.

”Mjekët pa Kufij”, e njohur si një organizatë joqeveritare janë larguar nga Siria pas kërcënimeve të Presidentit Assad.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)