"Nëse koalicioni pranon kushtet e
Listës Serbe, do varet nga Beogradi"

"Nëse koalicioni pranon kushtet e<br />Listës Serbe, do varet nga Beogradi"
PRISHTINE- Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Shpend Ahmeti, ka bërë me dije se nëse koalicioni paszgjedhor LDK-AAK-Nisma do t’i pranonte kushtet e kësaj lëvizje, Kosova do të kishte qeveri dhe institucione stabile.

Por, nëse ky koalicion i pranon kushtet e Listës Serbe e jo të Vetëvendosjes, atëherë sipas tij, Qeveria do të jetë jostabile dhe do të varet nga Beogradi.

Duke folur për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të reja, Ahmeti ka thënë se kjo do të varet më shumë nga koalicioni LDK-AAK-Nisma.

Megjithatë ai ka thënë se nuk do të ishte asgjë e keqe edhe nëse mbahen zgjedhjet e reja. Ai ka folur edhe për qeverisjen si kryetar i Prishtinës. Ka thënë se gjatë këtyre muajve të qeverisjes së tij, ka arritur ta ndal të keqen në Prishtinë.

Marrë nga "Epoka e Re"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje