"Nobel", Thaçi: U takon qytetarëve
Daçiç: Për serbët flitej veç në Hagë
Pas propozimit që çmimi Nobel për Paqen për vitin 2014, tu jepet, kryeministrave të Kosovës, Hashim Thaçi, të Serbisë, Ivica Daçit dhe Catherinë Ashton kanë ardhur dhe reagime.
PRISHTINE - Pas propozimit që çmimi Nobel për Paqen për vitin 2014 tu jepet, kryeministrave të Kosovës, Hashim Thaçi, të Serbisë, Ivica Daçit dhe Catherinë Ashton, kanë ardhur dhe reagimet e para. Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi përmes rrjetit social facebook ka folur për nominimin e tij për Çmimin Nobel për Paqe.
Thaçi: Nobeli iu takon qytetarëve të Kosovës“Dje mora lajmin për nominimin për Çmimin Nobel për Paqe nga Kongresi Amerikan. Sigurisht që u ndjeva i nderuar. Dua t’ju flas nga zemra: pavarësisht çka ndodh tutje, Nobelin për Paqe, heroizëm, qëndresë e pjekuri, më shumë se kushdo tjetër, e meritoni Ju, qytetarë të Kosovës”, ka thënë Thaçi.
Këtë çmim sipas tij e meritojnë të gjithë ata që kontribuuan çlirimin dhe shtetformimin e vendit.
“E meritojnë mësuesit që me vetëmohim hapen shkollat e para, e na mësuan gjuhën dhe historinë tonë. Profesorët e parë të Universitetit të Prishtinës, që çdo ditë ecnin në teh të rrezikut, që krahas dijes na edukuan me atdhedashuri e dinjitet. E meritojnë mjekët, që na shëruan plagët, ushtarët që në altarin e atdheut dhanë jetën për liri duke u bërë dëshmorë të përjetshëm, invalidët e luftës, familjet e dëshmorëve - heronjtë e lirisë së Kosovës, që janë themeli i shtetit tonë të ri”, thuhet më tej në deklaratën e tij.
Vendimet e tij politike Thaçi i ka arsyetuar se janë marrë në interes të Kosovës.
“Çdo vendim politik që kam marrë në jetë, sado i vështirë e jopopullor të ketë qenë ai në momente të caktuara, e kam marrë duke pasur parasysh interesat e Kosovës dhe të kombit tim. Një shpresë e rilindur, një mundësi më e mirë për të ardhmen e fëmijëve tanë ka qenë dhe mbetet motivi im i vetëm jetësor dhe politik. Besimi i juaj në këtë rrugëtim është vlerësimi më i lartë për mua. Të tjerat kanë më pak rëndësi. Prandaj nominimi për Nobel ju takon juve qytetarë të Kosovës”, ka thënë Thaçi.
Daçiç: Nobeli për Paqe? Deri më tani liderët serbë janë nominuar vetëm për në Hagë Nobel për Paqen kryeministrin kosovar, Hashim Thaçi, homologun serb, Ivica Daçiç dhe kryediplomaten e BE, Catherine Ashton, ka reaguar kryeministri serb.
Ai tha se nuk ka shans që të fitojë këtë çmim.
“Deri më tani liderët serbë janë nominuar vetëm për në Hagë,” bëri shaka Daçiç.
Treshja që arriti marrëveshjen historike të prillit në Bruksel për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, do të garojë për çmimin që jepet vitin tjetër.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4508
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Resorti nga Kushner në Sazan/ Muça: Imazh në interes të Shqipërisë! Nga Ballkani, vetëm Rama do jetë në ceremoninë e betimit të Trump
15 Janar, 22:42
-
Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën
15 Janar, 22:35
-
Vota e diasporës/ Kthupi në Repolitix: Mos prisni të bëjë ndryshime radikale, partitë e mëdha nuk e duan
15 Janar, 22:11
-
Muça: Ju iku Braimllari te PS! Basha i PL: Kush shkon te Rama përfundon në burg
15 Janar, 22:10
-
Kosova gjatë 'Trump', Çollaku: Pres zgjidhje të konfliktit Prishtinë-Beograd! Krisafi: Ai mund të hedhë në erë sistemin ndërkombëtar! Arapi: Do rikërkojë shkëmbim territoresh
15 Janar, 22:10
-
Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake
15 Janar, 22:04
-
Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë
15 Janar, 21:46
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45