TIRANE- Ndërkohë që Bashkia e Tiranës përmes një njoftimi për shtyp sqaroi paraditen e sotme se sheshi mbi të cilin është dhënë leja e ndërtimit për godinën e banimit në rrugën “Qamil Guranjaku”, që sipas PD-së i përket Linda Bashës, bashkëshortes së Edi Ramës, është dhënë në kundërshtim të hapur me ligjin. Sipas bashkisë më datë 21.03.2006 ka qenë i përcaktuar në studimet e miratuara, "hapësirë publike, në funksion të bllokut të banimit", ndaj dhe dhënia e lejes është në kundërshtim të hapur me ligjin.
“Në bazë të ligjit nr. 8405, datë 17.9.1998 “Për Urbanistikën”, neni 62, Këshilli i Rregullimit të Territorit nuk ka patur të drejtë të miratojë asnjë ndërtim të përhershëm ose provizor , jashtë funksionit të territorit të përcaktuar në studimet e miratuara”, thuhet në njoftimin për mediat.
Në rastin konkret në studim, hapësira mbi të cilën është dhënë leja ka qenë e përcaktuar shprehimisht ne ligj, si hapësirë ndërmjet blloqeve të ndërtuara të banesave dhe si e tillë kjo hapësirë ishte e përjashtuar nga çdo lloj ndërtimi. Në këto kushte, Bashkia e Tiranës ia ka referuar të gjithë materialet, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com