"Partizani klubi më i titulluar " 
Në  4 prill festë për 70-vjetorin

"Partizani klubi më i titulluar " <br />Në  4 prill festë për 70-vjetorin
TIRANE - Partizani ka konfirmuar 4 prillin datën e festimeve të 70-të vjetorit të klubit. Në një konferencë të posaçme figurat më të njohura të klubit Partizani si Agim Fagu dhe Mikel Janku kanë theksuar se Partizani është klubi sportiv më i titulluar në Shqipëri:

"Partizani në 4 prill muajin që vjen do organizojë festimet e 70-vjetorit të themelimit të tij si klub. Partizani është klubi më i madh, klubi më i suksesshëm dhe klubi më i titulluar i Shqipërisë", shprehet Agim Fagu.

"Kur flasim klubi më i titulluar kemi parasysh thesin e medaljeve të një klubi me trastën e medaljeve të një klubi tjetër në tërësi në të gjitha sportet", thotë Janku.
 
partizani

Në konferencë po ashtu është folur edhe për periudhën e vështirë që ka kaluar skuadra çka legjitimon festimin e këtij përvjetori të madh:

"Falë një iniciativë për ta festuar këtë 70-vjetor dhe për të thënë që Partizani ekziston,Partizani do të ekzistojë edhe kundër dëshirës së atyre që nuk duan të ekzistojë", shprehet Birçe.


Ceremonia e festimeve për 70 vjetorin e themelimit do zhvillohet në Pallatin e Kongreseve.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar

Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar