"Plisat" dron e mesazhe për UEFA-n
protesta në Londër nga shqiptarët

"Plisat" dron e mesazhe për UEFA-n<br />protesta në Londër nga shqiptarët
Tifozët e Prishtinës “Plisat” nuk e kapërdinjë lehtë vendimin e UEFA-s për Shqipërinë për ndeshjen e 14 Tetorit në Beograd. Në ndeshjen e së shtunës mes kryeqytetasve të Kosovës dhe Besës, tifo grupi i famshëm në mbarë trevat shqiptare ka protestuar ndaj vendimit të UEFA-s dhe deklaratave të Platinisë, teksa motoja kryesore është “Thuaj JO racizmit”.

“Plisat” përmes 11 pankartave me disa fyerje raciste kanë kundërshtuar vendimin, ndërsa e 12 është një pyetje drejtuar UEFA-s: “UEFA, a është kjo e mjaftueshme?”. Në fund “Plisat” kanë lëshuar një dron që mbante një mesazh “Bojkoto produktet e Serbisë”.
plisat
plisat
plisat

Protesta edhe në Londër e Dortmund
Pas Dortmundit në Gjermani dhjetëra shqiptarë janë tubuar para selisë së Komisionit Evropian në Londër për të protestuar kundër vendimit të UEFA që vendosi kundër Shqipërisë.
londer
Me pankarta të shumta në duar dhe altoparlantë shqiptarët kanë kërkuar drejtësi për atë që ndodhi në Beograd duke bërë thirrje për anulimin e vendimit të Disiplinës në Apel. Ndërsa nuk kanë harruar që të lëshojnë thirrje dhe pankarta kundër Platinisë, i cili nuk gëzon aspak simpati edhe nga anglezët, që i kanë denoncuar disa skandale.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë