"PS me koncension", Balla: Nuk e
komentoj Blushin, besoj bëri shaka

"PS me koncension", Balla: Nuk e<br />komentoj Blushin, besoj bëri shaka
I ftuar tek '5 pyetje nga Babaramo' nënkryetari i grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla pati një reagim lidhur me deklaratën e socialistit Ben Blushi lidhur me dhënien me koncension të PS.

Numri 2 i socialistëve tha se nuk e komenton deklaratën e Blushit por beson se ai ka bërë shaka e ka thënë në formën e shakasë.

"Duhet të diskutojmë për cështje serioze. PS është më e hershme se Ben Blushi, se Taulant Balla, se Edi Rama dhe nuk është pronë e jona por e gjithë socialistëve. Është joracionale që me këtë parti që të ka dhënë mundësi të jesh kushdo që ti ke dashur të bësh këto shaka. Besoj se Blushi e ka bërë këtë deklaratë në formën e një shakaje. Por, mbi bazën e akuzave të paqena të Sali Berishës dhe sejmenëve të tij, të fillosh të ngesh akuza mbi qeverinë tëndë, pa u thelluar......Nuk e komentoj deklaratën e Blushit."-tha Balla

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)



 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Rusia lëshon “shi” dronësh ndaj Kievit, Ukraina njofton se i asgjësoi! 6 orë bombardime, nuk raportohen viktima

Rusia lëshon “shi” dronësh ndaj Kievit, Ukraina njofton se i asgjësoi! 6 orë bombardime, nuk raportohen viktima