"Republika e Serbisë", ende
në dokumentet e Komunave të Veriut

"Republika e Serbisë", ende<br />në dokumentet e Komunave të Veriut
Pavarësisht faktit se në nëntorin e vitit të kaluar Komunat veriore iu nënshtruan procesit zgjedhor, ato ende nuk kanë ndryshuar qasje ndaj shtetit të Kosovës. “Koha Ditore” shkruan se këto komuna ende vazhadojnë të lëshojnë dokumente më përmbajtje tërësisht serbe. Madje edhe komunikimin me institucionet në Prishtinë e realizojnë me dokumente të cilat mbishkruajnë “Republika e Serbisë”.

E tillë është një shkresë e Komunës së Zubin-Potokut, të cilën ka arritur ta sigurojë gazeta, që mban datën 28 shkurt 2014. Përmes kësaj shkrese me simbole të Serbisë dhe mbishkrimin “Republika e Serbisë” është kërkuar nga Komisioni Qendror Zgjedhor zëvendësimi i dy anëtarëve të Kuvendit të kësaj komune.

“Ju njoftoj se në mbledhjen e kuvendit komunal e cili u mbajt me datën 10 shkurt 2014 kanë ofruar dorëheqjen këshilltarët: 1. Latinka Utviç, 2. Agim Hasani”, thuhet në shkresën e firmosur nga kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Zubin-Potokut, Nemanja Jakshiç. Janë sjellë edhe dokumente personale të Serbisë për të identifikuar personat në fjalë.

dokument republika serbe











(Në foto: Dokumenti i siguruar nga Koha Ditore me mbishkrimin "Republika e Serbise")

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Sinkronizimi perfekt i zhytëseve kineze që solli medaljen e artë (VIDEO)

Paris 2024/ Sinkronizimi perfekt i zhytëseve kineze që solli medaljen e artë (VIDEO)