"Riviera" rifitoi qiranë në Kakome për 99 vjet

"Riviera" rifitoi qiranë në Kakome për 99 vjet
Në korrik 2010, gjykata e Tiranës, pranoi padinë e shoëerisë "Riviera" shpk, ndaj MTKRS-së, në lidhje me statusin e personit të stimuluar për marrje me qira për 99 vjet të një sipërfaqe prej 70 ha në zonën turistike Lukovë Kakome. Por komuna Lukovë me anë të kryetarit të saj, Vladimit Kumi i ankohet presidentit, kryeministrit dhe vë në dijeni edhe zyrës e OSBE-së dhe të KE-së në Tiranë. Sipas ankesës vendimi i Gjykatë së Tiranës shënon një praktikë të paprecedentë sepse vendimi i dha brenda një kohe rekord prej 21 ditësh, kur ajo shkon nga dy në gjashtë muaj, gjykata i ka dhënë shoqërisë "Riviera' një të drejtë i cila i ishte hequr shprehimisht, sepse shoqëria nuk gëzonte më statusin e subjektit të stimuluar, me zgjidhje të njëanshme të detyrimeve kontraktuale nga ana e Ministrisë, në përputhje me ligjin, duke shtuar se ky gjyq u hap tre vjet pasi ndryshoi ligji për turizmin, i cili rregullon mosrespektimin e kushteve të marrëveshjes për qiranë dhe zhvillimin nga ana e subjekteve. Sipas komunës së Lukovës, vendimi ishte si rrjedhojë e praktikave korruptive të gjykatës.

VENDIMI
Gjykata veren se Akti Administrativ Vendimi nr. 8198, date 17.08.2007 "Per zgjidhjen e marreveshjes" eshte marre ne kundershtim me proceduren e percaktuar nga neni 46 e ne vijim te Kodit te Procedurave Administrative.
Me te drejte pala paditese e ka konsideruar kete akt si nje akt administrativ te mirefillte, pasi nxirret ne zbatim te nje norme te pergjithshme, rregullon nje ceshtje te caktuar, i drejtohet nje subjekti te caktuar duke krijuar pasoja juridike individuale, Si i tille ky akt i nenshtrohet nje procedure dhe nje forme te parashikuar ne Kodin e procedurave administrative. Rezulton se pala e paditur nuk ka ndjekur proceduren e kerkuar nga ligji i mesiperm, te parashikuar ne nenet 46 e ne vijim te K.Pr. Administrative. Keshtu sipas ketyre dispozitave eshte i detyrueshem njoftimi i fillimit te procedimit administrativ personave te cileve mund t'iu preken ineteresa te ligjshme nga ky procedim. Ne vazhdim te hetimit administrativ pala e inetresuar, te ciles mund t'i preken interesa te ligjshme ka jo vetem te drejte te marre pjese ne kete procedim por edhe detyrimin per te bashkepunuar me organin adminitsrativ per paraqitjen e provave, Barra e proves i bie personit te interesuar sipas nenit 82 e 83 te ketij Kodi. Te gjitha keto dispozita kane per qellim te sigurojne nje vendim administrative perfundimtar te ligjshem e te bazuar ne prova. Per kete shkak akti administrativ ne fjale eshte nje akt administrative absolutisht i pavlefshem ne kuptim te nenit 116 pika "c" te K. pr. administrative. Pervec sa me siper ky vendim eshte marre ne kundershtim edhe me dispozitat e Kodit Civil qe rregullojne mardheniet mbi detyrimet dhe kontratat ndermjet subjekteve civile, por edhe me dispozitat e marreveshjes se qirase te lidhur ndermjet paleve ne gjykim. Ne marreveshjen e qirase palet kane percaktuar ne menyre te detajuar proceduren e zgjidhjes se kontrates ne menyre te njeanshme nga qiradhenesi (neni 6 i saj), te cilit i lind e drejta e mesiperme kur: "Qiramarresi nuk ka paguar qirane ose ka vonuar ate dhe pas penalitetit te parashikuar ne nenin 8 te kesaj marreveshje; Qiramarresi nuk respekton kushtet e kesaj Marreveshje megjithese qiradhenesi i ka bere dy paralajmerime me shkrim per te ndrequr apo rregulluar te meta per te cilat ankohet qiradhenesi."
Sic rezulton nga hetimi gjyqesor Qiradhenesi asnjehere nuk ka paralajmeruar me shkrim apo te kete aplikuar sanksionin e parashikuar ne nenin 8 te kesaj marreveshje.
Nga ana tjeter ka rezultuar se pezullimi i pagimit te qirase nga ana e paditesit ka ardhur si rezultat pengimit, i mos garantimit nga ana e te paditurit te gezimit lirisht te prones se dhene me qira. Eshte nje fakt i njohur publikisht pengimi i shoqerise "Riviera" per kryerjen e punimeve nga subjekte qe pretendojne te drejta pronesie. Por shoqeria "Riviera" e ka vene ne dijeni palen e paditur ne menyre te vazhdueshme per pamundesine e saj objektive per kryerjen e punimeve dhe per kete shkak ka kerkuar permbushjen e detyrimeve kontraktuale dhe ne zbatim te marreveshjes se qirase ( neni 4 pika 2 dhe 3) ka kerkuar nderhyrjen e qiradhenesit , i paditur ne kete gjykim, si dhe pezullimin e pagimit te qirase. Kjo sipas shkreses se Entit te Turizmit (institucion ne vartesi te MTKRS) nr.87 date 29.01.2007. Madje vete pala e paditur nepermjet shkreses nr.8¬912prot. date 17.09.2007 te Ministrit drejtuar Qarkut Vlore, per kete shkak ka kerkuar edhe zgjatjen e afteve te lejes se ndertimit, rinovimin e saj. Ne kete kuptim gjykata konstaon si te drejte dhe te ligjshem pretendimin e pales paditese se pezullimi i pagimit to qirase eshte kryer vetem pasi me cilesine e garantuesit te pronesise se prones, objekt i qirase, i Padituri nuk ka kryer asnje veprim qe do to mundesonte gezimin lirisht te saj.
Gjithashtu gjykata konstaton se zgjidhja e kontrates ne menyre te njeanshme nga pal e paditur bie ndesh edhe me dispozitat e Kodit Civil qe rregullojne rastet e pamundesise objektive te ekzekutimit te detyrimit parashikuar ne nent 526 e 527 te ketij kodi."Kur pamundesia per ekzekutimin e detyrimit eshte e perkohshme, debitori nuk eshte pergjegjes per vonesen e ekzekutimit per kohen qe ajo zgjat".
Sa me siper gjykata cmon se padia e paditesit eshte e ligjshme dhe bazuar ne prova dhe si e tille ajo duhet pranuar
PER KETO ARSYE
Gjykata duke u bazuar ne nenet 306 e vijues te K.Pr.Civile
V E N D O S I
Pranimin e kerkese padise.
Konstatimin si absolutisht te pavlefshem te aktit nr. 8198, date 17.08.2007 "Per zgjidhjen e marreveshjes"
Detyrimin e organit administrative, pales se paditur MTKRS per permbushjen e detyrimit kontraktore, sipas marrevshjes se zhvillimit dhe marrevshjes se qirase te lidhuar ndermjet paleve me date 05.07.2004

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Kthehu për një kafe o burrë', Rama tregon përballjet me shqiptarët në Britani: Shoferi im në Londër ka ardhur me kamion

'Kthehu për një kafe o burrë', Rama tregon përballjet me shqiptarët në Britani: Shoferi im në Londër ka ardhur me kamion