"Sa herë të shoh ty aq më
shumë kam respekt për pulat"

"Sa herë të shoh ty aq më<br />shumë kam respekt për pulat"
TIRANË - Një ndër akuzat e opozitës kundër kryeministrit Rama, është se qeveria e majtë në dy vite pushtet nuk ka bërë investime në rrugë. Përgjigjja e mazhorancës ka qenë gjithmonë e njëjtë: Se demokratët bënë gropë në buxhetin e shtetit duke shpërdoruar fonde për rrugë jashtë standardeve.

Pikërisht mes këtyre akuzave të ripërsëritura mes palëve ka lindur një debat në Kuvend nëpërmjet kreut të qeverisë Edi Rama dhe deputetit të Partisë Demokratike për Shkodrën Elidon Bushati...aq sa diskutimi arriti "kulmin" duke përfunduar në muhabet pulash, pemësh, delesh, qensh...

Kujtojmë se këto debate vijnë në një seancë të rëndësishme të Kuvendit, ku diskutimet duhej të ishin fokusuar në projektbuxhetin e vitit 2016.
 
Më poshtë debatet
 
Rama: Si e gjeni rrugën natën kur shkoni në Lezhë për revolucionin,e  gjeni me hamendje, kujdes se jeni shumë që i jepni makinës, humbni dhe bastet...kush është rruga që keni bërë ju, rruga që shkonte nga Tirana në Durrës. Pse mbjell pemë? Po ça të bënim të linim ato kanalet e zeza që latë ju. Rrugë që kishte kope me dele me qen, me mace me karroca në të dyja anët. Apo bëtë rrugën që shkuat me vrap hapët edhe tunelin. E keni lënë rrugën e Elbasanit gropë në buxhet. Kjo idiotësia a bëni ju rrugë. E para rrugët bëhen me lekë, me projekte dhe me cilësi. Ju e morët e bëtë buxhetin e shtetit copë-copë për të prerë shirita. Bëtë rrugë pa projekte. Ju jeni akoma te kali te shtegu dhe te horizonti. Ju bëtë rrugë për dumllat që keni në kokë.
 
Helidon Bushati: Sa ke paguar për përmbytjet në Shkodër?

Edi Rama: Kujdes me gjuhën. Pse more zjarr, apo se iku Jozefina. Lere Jozefinën, se Jozefina flet me ty.

Helidon Bushati: Asnjë lek s’ke dhënë.

Edi Rama: Ti si deputet i Shkodrës pse nuk i dëmshpërbleve ata? Ne sollëm dëmshpërblim edhe për çdo pulë. Për përmbytjet në jug dëmshpërblyem cdo dëm.

Helidon Bushati: Solle zhvillim të madh me pula...bravo... solle zhvillim.

Edi Rama: T’i s’ke respekt për pulat se të duket vetja më i mençur se një pulë. Por unë sa herë të shoh ty, aq më shumë kam respekt për pulat. S’ke respekt për pulat, mos bëj si gjel tani. Tani qe të kemi hapësirë tjetër publicitare, duhet të vijë ai që bën publicitet.

Helidon Bushati: Çfarë investimi ke sjellë në Shkodër o zotëri?
 
 Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Dhuna dhe kaosi në Kuvend, PS depoziton në Parlament kërkesën për përjashtimin e 24 deputetëve të PD

Dhuna dhe kaosi në Kuvend, PS depoziton në Parlament kërkesën për përjashtimin e 24 deputetëve të PD