"Serbia nuk lejon librat tanë...as
ne nuk pranojmë prodhimet e tyre"

"Serbia nuk lejon librat tanë...as<br />ne nuk pranojmë prodhimet e tyre"
Aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! përmbysën një kamion me produkte të Serbisë që shiten në Kosovë. Ky aksion është përgjigje ndaj Serbisë, e cila dje ktheu pas mbi 103.000 libra shqip, duke lënë pa shkollë nxënësit shqiptarë të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit.

Në një njoftim zyrtar të shpërndarë për mediat nga Vetëvendosje, thuhet se aksioni i kësaj force politike nuk do të ndalë derisa Republika e Serbisë të pranojë reciprocitet me Republikën e Kosovës. "Pabarazia dhe nënshtrimi janë të papranueshme. Ata nuk i lejojnë librat tanë, ne nuk do t'i pranojmë prodhimet e tyre", thotë Vetëvendosje.

"16 vjet pas luftës, autorja e masakrave dhe e shkatërrimeve të mëdha në Kosovë, Republika e Serbisë, e kontrollon dhe e shfrytëzon Kosovën ekonomikisht me produktet e saj, pa e njohur atë. Në të njëjtën kohë, Republika e Serbisë vijon të shantazhojë përmes minoritetit serb në Kosovë, duke kërkuar të ndërtojë një shtet brenda shtetit me projektin e "Zajednicës". Këto aksione të Republikës së Serbisë nuk gjejnë përgjigje reciproke nga Republika e Kosovës, udhëheqja e korruptuar e të cilës e ka çuar Kosovën në përulje. Jo vetëm që nuk po mundet Qeveria e Kosovës të vendosë regjim reciprociteti tregtar me Serbinë, duke kontrolluar kufijtë e vet, por as nuk po mundet të kujdeset për fëmijët shqiptarë në Serbi, të cilëve nuk ka mbërritur t'ju sigurojë as librat shkollorë, edhe pse ka negociuar dhe vazhdon të negociojë me Qeverinë e Serbisë për vite me radhë", thuhet në një njoftim zyrtar të Vetëvëendosjes.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Media britanike “Daily Express”: Shqipëria perla e fshehur evropiane, duhet të jetë në krye të listës suaj të udhëtimeve

Media britanike “Daily Express”: Shqipëria perla e fshehur evropiane, duhet të jetë në krye të listës suaj të udhëtimeve