"Shqiponja" i sjell sërish telashe
futbollistit shqiptar, Granit Xhaka

"Shqiponja" i sjell sërish telashe<br />futbollistit shqiptar, Granit Xhaka
Simboli i shqiponjës, këtë herë jo në fushë por te parukieri i tij personal mund të shndërrohet në një problem për Taulant Xhakën te kombëtarja zvicerane.

Sipas të përditshmes helvete “Blick”, Xhaka nuk heq dorë nga simboli i shqiponjës dy krenare, pavarësisht se futbollistëve me origjinë shqiptare ju bë e ditur para ndeshjeve të fundit eliminatore se nuk u lejohet ta bëjnë më këtë simbol, por rregullorja në fakt kishte të bënte vetëm me fushën e lojës, dhe jo me jetën e tyre private.

Xhaka postoi së fundmi një foto, ku kishte dalë bashkë me parukierin e tij personal, në të cilën shfaqej duke bërë gjestin e shqiponjës, por ky veprim solli sërish reagimin e mediave në vend, që mesa duket i druhen më shumë faktit, që ky gjest i Xhakës mund të jetë nxitës për të rinj të tjerë shqiptarë që luajnë futboll në Zvicër, që të zgjedhin ngjyrat kuqezi në vend të atyre të kombëtares helvete.

Blick gjithashtu kujton se një gjest të tillë, Xhaka e bëri edhe në fushën e lojës pasi realizoi me Gladbahun ashtu si dhe Pajtim Kasami që këtë simbol e shfaqi pasi realizoi ndaj Juventusit në Ligën e Kampionëve. /RTK



Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Shkodër/ 15-vjeçari goditet me thikë, ndërron jetë në spital! Arratiset autori

E rëndë në Shkodër/ 15-vjeçari goditet me thikë, ndërron jetë në spital! Arratiset autori