"Sinjalizuesit", Çuçi: Ndihmë
në luftën kundër korrupsionit

"Sinjalizuesit", Çuçi: Ndihmë<br />në luftën kundër korrupsionit
Kushdo që do të denoncojë korrupsionin e kolegëve ose shefave në shtet apo privat, do të përfitojë mbrojtje ligjore. Parlamenti miratoi ligjin për sinjalizuesit, i cili parashikon ngritjen e një zyre të posaçme ku mund të bëhen “spiunime” kolegët shkelës të ligjit.

Detyrimin për të pasur zyrë për sinjalizuesit do të kenë krahas institucioneve publike, edhe subjektet private me mbi 100 punonjës.

Por sipas depuetetit Pjerin Ndreu i cili abstenoi në seancë plenare gjatë votimit, ligji rrezikon të keqpërdoret. Ai tha për Report Tv:

"Kam kërkuar të parashikohen masat për disinformatorët se janë më të mbështeturit e më të preferuarit përveç mbrojtjes së sinjalizuesve. Ndëshkim për ata që me dashje disinformojnë, shpifin nën ombrellën e këtij ligji",shprehet Ndreu.

Por sipas Ministrit Bledi Çuci, depueteti është keqinformuar për përmbajtjen e ligjit i cili hedh një hap në luftën kundër korrupsionit.

"Ligji mbron njerëzit që duan të denoncojnë rastet korruptive, nga hakmarrja e mundshme  që mund tu vijë nesër nga eprori  i tij. Pikërisht për ti prerë rrugën abuzimit ne e dekurarojmë anonimatin. I gjithë ligji  është i bazuar në integritetin e zyrtarit publik apo punonjsit në një ndërmarrje private. Në raste se ka shpifje sigurisht që nuk i ofrohet mbrojtja e duhur", shprehet Çuçi.  

Struktura brenda institucionit bën hetimin, më pas është ILDKP-ja që bën hetim të dytë nëse sinjalizimi është bërë për hakmarrje apo ka diçka që duhet hetuar. Nëse sinjalizuesi dëmtohet nga hakmarrja eprorit, atëherë ai ka të drejtë të kërkojë dëmshpërblim financiar, që varion nga 100 mijë deri në 300 mijë lekë.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi