"Skënderbeu" një dokumentar
që zbërthen shumë pikëpyetje
I pari film dokumentar mbi Skënderbeun do të shfaqet sot me 17 janar, në orën 19:00 në kinemanë "Imperial" në Tiranë. Vjen nën regjinë e Vladimir Priftit me mbështetjen e Qendrës Kombëtare Kinematografike.
TIRANE- I pari film dokumentar mbi Skënderbeun do të shfaqet sot me 17 janar, në orën 19:00 në kinemanë "Imperial" në Tiranë. Vjen nën regjinë e Vladimir Priftit me mbështetjen e Qendrës Kombëtare Kinematografike. Ashtu siç ishte shprehur edhe më parë regjisori, ky dokumentar për Heroin Kombëtar shfaqet me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë dhe në ditën e 544-vjetorit të vdekjes së Skënderbeut. Filmi dokumentar përfshin gjithë jetën dhe veprimtarinë e Skënderbeut, duke u mbështetur në vepra historike të studiuesve shqiptarë dhe të huaj e njëkohësisht për fakte polemizuese, regjisori Prifti ka ngritur një bashkëbisedim mes historianëve Frashëri, Pëllumb Xhufi, Luan Malltezi, por edhe komenteve që do të bëhen p.sh. për gjuhën, portretin e armët e Skënderbeut nga Moikom Zeqo apo Ferid Hudhri. Regjisori Prifti është shprehur se "filmi do t'i qëndrojë besnik faktit dhe dokumentit, duke ndriçuar më shumë ato momente që sjellin edhe një këndvështrim të ri për shikuesin e sotëm si p.sh, ku përcaktohet sot vendlindja e Kastriotëve? Si ishte rinia e Skënderbeut? Cilat ishin simbolet e shtetit (vula, stema, flamuri)? Me cilët njerëz e bëri ai kancelarinë, këshillin e luftës, pushtetin ekzekutiv? Si e organizoi ushtrinë e kavalerinë? Deri ku shkoi shtrirja e këtij shteti, qytetet që përfshinte, krahinat e portet?". Letërkëmbimi apo marrëveshjet e Skënderbeut me kancelaritë më të mëdha të kohës do të vijnë edhe vizualisht përmes pamjeve nga qytetet e Venedikut, Romës, Mbretërisë së Napolit, Raguzës, Ankarasë, Stambollit. Një analizë e rëndësishme vizuale do t'i bëhet edhe portretit autentik të Skënderbeut, gravurave, armëve, përkrenares, veshjes së tij, besimit fetar, gjuhëve që përdorte dhe veçanërisht gjuhën shqipe të shkruar.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43.2%
-
Jo
50.4%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 4222
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shqipëria vend strehimi për palestinezët? Ralf Gjoni: Rama të japë garanci se s'ka skenar të tillë! Galdini: Spostimi nga vatra e tyre është spastrim etnik
28 Janar, 21:51
-
Ardian Vehbiu: Histeria ndaj kryepeshkopit Anastas
28 Janar, 21:45
-
Zbulohet në Prishtinë laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve (FOTOT)
28 Janar, 21:28
-
Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë gjatë 4 viteve
28 Janar, 21:15
-
'Ngrirja' e ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin, pezullohen nga puna 50 zyrtarë të USAID! Nuk preken programet e Mbrojtjes, as Ukraina
28 Janar, 21:07
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22
-
Juristi Kara për Report Tv: Berisha vrau e preu, nëse vjen në pushtet Shqipëria shpërbëhet! Ahmetaj të dalë si i penduar e jo si i kulluar me gjysmë të vërteta
28 Janar, 20:20
-
Berat/ Rrëmbeu dhe dogji dy të rinj në ’98-ën, Gjykata e Beratit dënon Byniamin Hajron me 25 vite burg
28 Janar, 20:13
-
SPAK kërkon sekuestrimin e pronave të Ervis Martinajt, Beqiri: Nëse s'do fshihej pas tezes së tij Liri Berisha, s’do kishte bërë këto që ka bërë! Me lidhje politike
28 Janar, 20:02