"Spiunët", Biberaj: Do hapim
dosjet e sekretarëve të PPSH

"Spiunët", Biberaj: Do hapim<br />dosjet e sekretarëve të PPSH
TIRANE- Ditë të këqia do të vijnë për të gjithë ata që kanë qënë sekretarë të Partisë së Punës së Shqipërisë, që nga organizata bazë e partisë e deri në nivelet e larta të drejtimit të PPSH, nëse do të miratohet drafti i ligjit të ri të Lustracionit nga ana e Kuvendit. Ligj i cili është hartuar nga në grup sepcialistësh, me mbështetjen dhe të fondacionit Fidrih Ebert.

Ka qënë ish-zv.presidenti i Asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës, Aleksandër Biberaj ai që ka nënvizuar faktin se është në përfundim ky ligj shumë i rëndësishëm për pastrimin e politikës dhe administratës shqiptare, pas refuzimit nga ana e Komisionit të Venecias të variantit të parë të hartuar dhe miratuar nga kjo mazhorancë qeverisëse. "Elementi i parë është se ne po përgatisim një ligj në përputhje me ligjet shqiptare, Kushtetutën e vendit dhe legjislacionin e vendeve të Bashkimit Evropian", ka qënë deklarata e Biberajt, teksa ka nënvizuar faktin se ky draft është në të gjitha parametrat në baza ligjore.

Njëherësh ai nuk ka munguar të shprehet dhe për elementët më të rëndësishëm që do të përfshijë projektligji i ri për hapjen e dosjeve të sigurimit të Shtetit. Madje ka përmendur dhe kontigjente të përfshira për herë të parë në ligj që janë drejtuesit e organizatave të PPSH por dhe persekutorët apo siç janë quajtur në atë kohë operativët apo dhe hetuesit e ish-Sigurimit të Shtetit.

"Do të hapim dosjet për të gjitha nivelet e administratës publike, përfshirë dhe dosjet e ish-persekutorëve që kanë qënë në gjykata, hetuesi dhe në Sigurimin e Shtetit. Do të hapin dosjet e ish-zyrtarëve të PPSH, duke filluar nga sekretarët e organizatës bazë të partisë e deri te nivelet më të larta të drejtimit të PPSH, pasi krimi komunist aty fillonte duke lënë prapa viktima të panumërta dhe vuajtje të pallogaritshme", ka qënë deklarata e fortë e Biberajt, i cili nuk është mjaftuar me këtë element, por ka përmendur dhe elementë të tjerë të rëndësishëm. "Moment tjetër është pastrimi i sistemit të drejtësisë, me prokurorë, ish-hetues dhe gjykatës që kanë qënë aktivë në dhënien e dënimeve", tha Biberaj.

Në të njejtën kohë nuk ka munguar të shprehet se qytetarët e thjeshtë nuk do të jenë pjesë e ligjit për të bërë publike dosjet, por vetëm ata që kanë ndërmend të bëjnë karrierë politike. "Dosjet do të bëhen publike për të gjithë këta kategori persekutorësh, por jo për qytetarët e thjeshtë. Ata kanë të drejtë të shohin dosjen e vet. Ne kemi aplikuar modelin gjerman për ligjit të Lustracionit, që është dhe ligji më i mirë në Evropë", është shprehur Biberaj.

Ligji i ri është produkt i një grupi specialistësh, në përbërje të të cilit janë kryetarja e Shoqatës për të Drejtave të Njeriut në Shqipëri, Elsa Ballauri, ish-kryeministri Aleksandër Meksi dhe ish-zv.presidenti i Asamblesë parlamentare të KE, Aleksandër Biberaj, të gjithë nën drejtimin e fondacionit Fidrih Ebert. Kështu, Parlamenti shqiptar pritet të përballet në sesionin e ri me ligjin e shumëdebatuar për hapjen e dosjeve, i quajtur ndryshe ligji për pastërtinë e figurave apo për spiunët e regjimit komunist ku shpresohet të miratohet deri në fund të vitit 2012.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Spartak Ngjela: Turp historik! Nuk lejojnë votim të lirë, e nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër veçse të rrinë në pushtet për privilegje

Spartak Ngjela: Turp historik! Nuk lejojnë votim të lirë, e nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër veçse të rrinë në pushtet për privilegje