"Stine-Mumajesi", kur një
pseudo-scoop dëmton median

"Stine-Mumajesi", kur një<br />pseudo-scoop dëmton median
Disa nga mediat online kanë publikuar një video pak orë më parë duke paraqitur një sherr të disa personave si një sherr mes këngëtarit Stine dhe Stresit në përfundim të festivalit muzikor të Këngës Magjike.

Edhe pse në video kuptohet qartë se ngjarja zhvillohet në një vend të huaj dhe individët e përfshirë nuk flasin shqip, mesa duket kjo nuk i pengon këto faqe online që të hedhin tymnaja në tregun mediatik duke e lidhur me një ngjarje të bujshme por që nuk ka lidhje fare me imazhin e paraqitur në video.
 
Ndërsa kupton se nuk bëhet fjalë për një ndodhi në Shqipëri më pas është e kot të lexosh fabulën që shoqëron videon. Ajo që duhet thënë në këto raste është se mediat online nuk duhet të abuzojnë me lirinë mediatike që kanë pasi jo vetëm nuk informojnë por krijojnë një pakënaqësi të panevojshme të publikut ndaj mjedisit mediatik.

Nëse duam t'i shërbejmë realisht publikut mjafton të jemi të kujdesshëm për të paraqitur faktet siç janë pasi një pseudo-scoop nuk shërben por vetëm dëmton…

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit