"Super e marta”, Trump fiton 4
shtete, Klinton shkatërron Sanders
Në 5 shtete amerikane u zhvilluan zgjedhjet paraprake për kandidatët që shpresojnë të përballen në nëntor për Shtëpinë e Bardhë. Hillary Clinton ka zgjeruar avantazhin e saj duke fituar në Ohjo, Florida, Ilinois dhe në Karolinën e Veriut. Ndërsa, kandidati republikan Donald Trump fitoi në shtetin kyç të Floridës, por humbi në Ohajo.
Gara për nominimin e Partisë Republikane për president të Shteteve të Bashkuara vazhdon, pasi Donald Trump ka shënuar fitore vendimtare në shtetin e Floridës, por ka humbur kundrejt John Kasichit në Ohajo.
Favoritja demokrate, Hillary Clinton, ka zgjeruar avantazhin e saj me fitoret në Florida, Ohajo, Illinois dhe Karolinën e Veriut.
Trump fitoi gjithashtu edhe në Illinois dhe Karolinën e Veriut. Ndërkohë duket se ka përfunduar ëndrra për Shtëpinë e Bardhë për Marco Rubio pas humbjes në Florida. Ndërkohë, John Kasich mori një fitore historike në Ohajo, ku është guvernator.
“Kjo është një mbrëmje e madhe; kjo është një mbrëmje e mahnitshme”, tha Trump menjëherë pas daljes së rezultateve në Florida.
Në anën tjetër, Clinton tha se tashmë duket se është më afër kandidimit për Shtëpinë e Bardhë. “Tashmë jemi më pranë sigurimit të emërimit nga Partia Demokratike”, tha Clinton në një fjalim në Florida.
Shtetet e Floridës dhe Ohajos, me respektivisht 99 dhe 66 delegatë, janë shumë të rëndësishëm, pasi në këto shtete nuk ka ndarje të delegatëve sepse fituesi i merr që të gjithë.
Miliarderi nga Nju Jorku është i favorizuari për të marrë emërimin republikan, por ka hasur në kundërshtimin e fortë të udhëheqjes së Partisë Republikane, si dhe padyshim atë të rivalëve të krahut tjetër të spektrit politik.
Megjithatë, ai shënoi një triumf të herët në këtë ditë votimesh, pasi mori 9 delegatët që vijnë nga ishujt veriorë Mariana, ku fitoi 73% të votave. Sondazhet i japin gjithashtu fitore bindëse Trumpit në 5 shtetet ku votohet, megjithatë vendimi final jepet nga kutitë e votimit.
Sondazhi i ditës:
Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?
-
E sportistëve
95%
-
E Komitetit Olimpik
5%
-
E qeverisë
0%
Vota total: 20
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zelensky: Rusia përdori raketë koreanoveriore në sulmin vdekjeprurës në rajonin e Kievit
11 Gusht, 16:55
-
Gëlltiti pesë pako me kokainë, ndërron jetë 44-vjeçari serb në Korfuz
11 Gusht, 16:52
-
U vra nga policia serbe, varroset në vendlindje Faton Hajrizi
11 Gusht, 16:42
-
Tri shenjat e horoskopit që janë xheloze për suksesin e njerëzve të tjerë
11 Gusht, 16:33
-
Brazil/ Aksidenti ajror me 62 të vdekur, nxirren nga rrënojat trupat e viktimave
11 Gusht, 16:12
-
Sulm kibernetik ndaj fushatës së republikanit Donald Trump
11 Gusht, 15:50
-
Australia akuzon vende mike për ndërhyrje nga jashtë
11 Gusht, 15:43
-
VIDEOLAJM/ Meta 'tremb' ndjekësit, i zhytur në përrua del papritur mbi ujë dhe përshëndet nga Prevalla
11 Gusht, 15:26
-
Cilat janë 10 frutat që duhet të konsumoni për një shëndet të mirë
11 Gusht, 15:25
-
Avokatja e të dyshuarit për planifikim të sulmit në Vjenë tenton të ulë seriozitetin e rastit
11 Gusht, 15:16
-
21 janari/ A e ka dorëzuar Ndrea Prendi, Sali Berishën te prokurorët e SPAK?! Ish-shefi Gardës ka rrëfyer kush dha urdhrin për vrasjet
11 Gusht, 14:52
-
Siguria për sezonin turistik/ Bllokohen 44 mjete lundrimi nga Ksamili në Koman, gjobiten drejtuesit
11 Gusht, 14:51