Numrin më të madh të klientëve e ka Greqia me mbi 2148 klientë dhe pas saj renditen Maqedonia, Serbia, Mali i Zi e Bosnje Hercegovina.
Ndërkohë Shqipëria është në listën e shteteve me zero dollarë por me 1 klient, ku Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve të Hetimit që kanë mundësuar investigimin e "SwissLeaks", sqaron se nuk ka publikuar informacione për shtetet me më pak se 3 klientë.
Greqia renditet në vendin e 28 nga vendet që kanë shfrytëzuar shërbimet e bankës HBSC, ku sasia maksinale e parave të depozituara nga një klient i vetëm grek është 525.4 milionë dollarë.
Sipas të dhënave të Basnkës BOtërore GDP e Greqisë në 2007 ishte 28 500 dollarë për frymë dhe 10% e më të pasurve zotëronin 5,68% të të ardhurave në 2007-tën.
Në emër të Greqisë figurojnë 2,460 llogari bankare me 2,148 klientë të lidhur me Greqinë me një shumë totale prej 2,6 miliard dollarësh.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)