"Tërhiqet" opozita: Anullohen
protestat, por vijojnë kundërshtitë
Partitë opozitare kanë vendosur të mos protestojnë , edhe pse sot ata kishin paralajmëruar se do të dalin në rrugë për të kundërshtuar marrëveshjet si dhe lirimin e deputetes Donika Kadaj Bujupi. Liderët e opozitës kanë bërë të ditur se takimi i tyre i radhës do të jetë më 28 Nëntor.
Partitë opozitare kanë vendosur të mos protestojnë , edhe pse sot ata kishin paralajmëruar se do të dalin në rrugë për të kundërshtuar marrëveshjet si dhe lirimin e deputetes Donika Kadaj Bujupi.
Ndërkohë lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj u takua me liderin e Vetëvendosjes, Visar Ymerin dhe atë të Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj për të diskutuar për hapat e mëtejshëm të opozitës.
Gjatë deklaratës për media Haradinaj tha se ajo që ka ndodhur dje është ajo që është paralajmëruar nga Isa Mustafa për ta ndëshkuar opozitën.
“Ata që po kundërshtojnë ‘Zajednicën’ janë sulmuar tek familjet e tyre. Kundërshtimi ynë politik për këto tema të dëmshme do të vazhdojë edhe nëse Mustafa, Thaçi, Shpend Maxhuni janë në gjendje me hedh aq shumë gaz për ‘Zajednicën’. Ndaluni sa s’është bërë vonë”, ka thënë Haradinaj.
Ndërsa kryetari i Vetëvendosjes Visar Ymeri ka thënë se nuk do të ndalen në kërkesat e tyre ndërsa i ka bërë thirrje policisë që mos të bëhen instrument i politikës.
Edhe kryetari i Nismës Fatmit Limaj ka thënë se kundërshtimi i tyre do të vazhdojë edhe më tutje.
Liderët e opozitës kanë bërë të ditur se takimi i tyre i radhës do të jetë më 28 Nëntor.
Në protestat e djeshme, sipas Policisë, janë arrestuar 22 persona. Ndërkaq, ndihmë mjekësore në spital kërkuan disa persona. Tre prej tyre ishin policë, dy protestues dhe dy qytetarë.
Redaksia online
(shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?
-
Institucioneve
37.9%
-
Opozitës
10.3%
-
Qytetarëve
51.8%
Vota total: 5572
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
BE-ja shton 28 zyrtarë bjellorusë dhe “propagandistë” në listë të zezë
5 Gusht, 17:32
-
Zyrtare/ ‘Rrufe në qiell të hapur’, Partizani shkarkon Orges Shehin
5 Gusht, 17:20
-
Incidenti i Osmanit në Aeroportin e Shkupit, Maqedonia kallzon shefin e sigurisë së kryeparlamentarit: Kërcenoi me armë një punonjës
5 Gusht, 17:09
-
Këngëtarja Adele zbulon këngën që i ndryshoi jetën: Isha në depresion, qaja shpesh
5 Gusht, 17:09
-
Kryeministri britanik Starmer takim urgjent me ministra dhe zyrtarë: Protestuesit e dhunshëm do të përballen me forcën e ligjit
5 Gusht, 16:43
-
Ukraina ngre avionët luftarakë F-16 në fluturim, presidenti Zelensky: Moment historik, ne ia dolëm
5 Gusht, 16:18
-
Fitorja e Tavos dhe PS në Himarë/ Martin Leka: Tregues për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, opozita në alarm! Vota ishte protestë ndaj Belerit
5 Gusht, 16:15
-
Në Bunk’Art2 hapet 'Dhoma e Manipulimeve': Për herë të parë tregohet lidhja mes iluzioneve optike dhe propagandës komuniste
5 Gusht, 16:08
-
Institucionet qendrore rrisin borxhet, shkojnë 3.5 mld lekë! Ministria e Infrastrukturës kërkon fond t’i shlyejë
5 Gusht, 15:59
-
Kryeministrja e Bangladeshit Sheikh Hasina Wazed jep dorëheqjen! Shkak trazirat dhe kaosi që 'zaptuan' vendin
5 Gusht, 15:59
-
Paris 2024/ Shkruhet historia, ekipi i refugjatëve siguron medaljen e parë
5 Gusht, 15:51
-
Zjarr në kodrat e fshatit Valas në Cërrik, shkrumbohen nga flakët sipërfaqe me ullinj (VIDEO)
5 Gusht, 15:46