Barcelona në krizë. Dënimi nga FIFA për ndalimin e transferimeve, mungesa e goditjeve të sakta në merkato dhe humbja e fundit ndaj Real Sociedad në “Anoeta” kanë sjellë shkarkimin e drejtorit sportiv, Zubizarieta.
“Presidenti i Barcelonës Josep Maria Bartomeu ka vendosur të përfundojë kontratën e drejtorit sportiv, Andoni Zubizareta.
Presidenti në emër të klubit, falënderon Andoni Zubizaretan për kontributin, dedikimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë katër vjetëve në rolin e tij si drejtor sportiv”, thuhet në komunikatën e klubit.
Ish-portieri i klubit katalun dhe kombëtares së Spanjës, ka qenë në këtë post që prej vitit 2010, kur zëvendësoi Basque Txiki Begiristainin.
Pak orë pas shkarkimit të Zubizaretas, ish-kapiteni legjendar Carles Puyol njoftoi largimin nga katalanasit duke thelluar më tej krizën.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com