Sapo doli në treg  i përkthyer edhe në spanjisht romani "Te porta e Shën Pjetrit" i Fatos Kongolit.  Me titullin "Tirana Blues", i përkthyer në gjuhën spanjolle nga Maria Roces Gonzales, libri është vënë në qarkullim nga shtëpia botuese "Siruela" në Madrid. Ky ështe romani i gjashtë i këtij autori në katalogun e së njëjtës shtëpi botuese "Siruela". 

Një vit i mbarë botimesh për Kongolin ky i sivjetmi, me romanin "Gjemia e mbytur" vënë në qarkullim nga "Toena" në muajin shkurt, e më pas, në maj, me botimin në Itali nga shtëpia botuese "Rubbettino" të romanit "Jetë në një kuti shkrepsesh".
 
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)