Një skuadër prej 35 artizanësh ka krijuar modelin e ndërtesës së famshem Taj Mahal, duke përdorur 400 kilogramë argjend dhe 10 kilogram ar dhe diamante në qytetin Bhopal në shtetin qëndror të Indisë Madhya Pradesh. Modeli është një kopje identike e ndërtesës prej mermeri të shekullit të 17-të dhe kushton  afërsisht 11.5 milion paundë.

Biznesmeni që konceptoi dhe ideoi realizimin e kësaj vepra është Syed Hanif, i cili thotë se pasi e kish vizituar shumë herë Taj Mahal-in gjatë 30 vitesh, kish mbetur gjithnjë i mahnitur nga madhështia e përmendores së dashurisë. Ai thotë se kopja që po bën është e gjitha e punuar me dore dhe mund të vlerësohet me rekordin Guiness si vepra më e shtrenjtë.

Hanif thekson se Taj Mahal është imituar në çdo detaj, si një pasqyrim në miniaturë dhe përbëhet nga 30,000 pjesë të veçanta. Bazuar në të dhënat që ndërtuesi i saj jep, janë dashur 400 kilogramë argjendi të pastër dhe 10 kilogram flori për realizimin e kopjes së ndërtesës, si dhe janë përdorur diamantë në të tetë dyert e saj.


Ndërkohë artizani, Syed Farukh, shpjegon se skuadra e tyre është modeli identik në përmasat e zvogëluara në 1 të ndjëqindtën e ndërtesës së vërtetë. Taj Mahal, e cila ndodhet në qytetin verior të Agras rreth katër orë në jug të Neë Delhi-t, u ndërtua nga perandori Shah Jahan i Mughal-it si një përmendore për bashkëshorten e tij Mumtaz Mahal.

Taj Mahal është trashëgimi botërore e mbrojtur nga Unesco që prej vitit 1983 dhe vizitohet çdo ditë nga rreth 20,000 vizitorë.

Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)