"Topi i Artë", ‘L’Equipe’ voton Nojer
Iniesta: S'ka dyshime, e meriton Mesi

"Topi i Artë", ‘L’Equipe’ voton Nojer<br />Iniesta: S'ka dyshime, e meriton Mesi
Mesfushori i talentuar i ekipit të Barcelonës, Andres Iniesta në prag të Vitit të Ri ka folur për 2014 dhe objektivat për 2015, pa harruar komentin për “Topin e Artë” dhe të ardhmen e katalanasve. “2014 nuk ishte shumë me fat për Barcelonën, por kam shumë besim se më 2015 do të rikthehemi fuqishëm duke qenë konkurrues deri në metrat e fundit në cdo garë. Mendoj se Barcelona është gati të realizojë  dicka të madhe dhe shpresoj që në fund  të sezonit të ngrem trofe. Në kampionat jemi shumë mirë, e njëjta gjë në Champions, ku shpresoj që të kalojmë Manchester City, pa harruar edhe Kupën e Mbretit. Në aspektin personal, duhet të përmirësohem në lojën time” tha ai.

Më pas fantazisti është ndalur te fituesi i “Topit të Artë” për 2014 që do te jepet në Janar. Fituesi për Iniestën duhet të jetë pa diskutim argjentinasi, Lionel Mesi. “Mesi e meriton “Topin e Artë” dhe uroj që të fitojë. Unë e shoh cdo ditë në stërvitje dhe Leo është fantastik. Me punën që gjithë ekipi ka bërë kanë dalë në pah aftësitë e tij, sic e kam thënë gjithmonë Mesi është nga një tjetër botë” vazhdon ai më tej. Ndërsa në fund ka një koment edhe për brazilianin Neymar. “Të gjithë ndihemi mirë që Neymar është pjesë e Barcelonës, pasi është një lojtar i talentuar. Nëse ai vazhdon që të përmirësohet padyshim që do të bëhet një nga më të mirë në botë” përfundoi ai.

Prestigjozja franceze, ‘L’Equipe’ ka shpallur formacionin më të mirë për vitin 2014. Në ekipin ideal të vitit ka 4 futbollistë gjermanë, Neuer, Lahm, Hummels e Kroos dhe 4 të Realit fitues në Lisbonë, Cristiano, Ramos, Di Maria dhe Xabi Alonso. Formacionin e plotësojnë David Alaba, Neymar dhe Mesi. Ndërsa si sportistin më të mirë të vitit, ‘L’Equipe’ ka vlerësuar portierin e kombëtare gjermane dhe të Bayernit, Nojer, i cili fitoi Kupën e Botës dhe kampionatin me ‘bavarezët’.
 
d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

'Ciceron'/ 'Comizi d’amore' te 'Agimi', Festivali i filmit japonez te 'Maks Velo', artisti Gazmend Leka sjell ekspozitën 'Viti Zero' te 'Artet'

'Ciceron'/ 'Comizi d’amore' te 'Agimi', Festivali i filmit japonez te 'Maks Velo', artisti Gazmend Leka sjell ekspozitën 'Viti Zero' te 'Artet'