"Tornado" në Vlorë, goditet nga
vetrata e thyer vdes 67-vjeçari

Moti i keq po rrezikon seriozisht jetën e banorëve. Një vertarë prej xhami është thyer ditën e sotme ne qytetin e Vlorës duke zënë poshtë një burrë.
Ramadan Kaçi, 67 vjeç është dërguar mënjëherë në spitalin rajonal të Vlorës për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme, por viktima ka ndërruar jetë në spitalin Rajonal të Vlorës.

Policia i’u bën thirrje të gjithë banorëve që të jenë shumë të kujdesshëm gjatë lëvizjes së tyre në këmbë, biçikletë apo automjete, si dhe të evitojnë lëvizjet e tyre të panevojshme deri në qetësimin e situatës meteorologjike

[gallery]25831[/gallery]
 

Njoftimi i policisë
Më datë 17.03.2018, rreth orës 12:50, në lagjen '' 28 Nëntori'', në afërsi të Kishës Ortodokse, si pasojë e erës së fortë ka rënë një vetratë xhami e cila ka dëmtuar jashtë rrezikut për jetën shtetasin R.K., 67 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë duke marrë ndihmë mjekësore.

Policia gjen rastin tu bëj thirrje të gjithë banorëve që të jenë shumë të kujdesshëm gjatë lëvizjes së tyre në këmbë, biçikletë apo automjete, si dhe të evitojnë lëvizjet e tyre të panevojshme deri në qetësimin e situatës meteorologjike.

Gjithashtu luten që për çdo nevojë apo problem që do të kenë të telefonojnë menjëherë në numrat pa pagesë 112 dhe 129.

e.gj/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime

Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime