Partia Demokratike e quan shpifje pretendimin e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, se trafikanti i drogës, Arben Xibri, është mik me kryetarin demokrat, Lulzim Basha.
Në një njoftim të shpërndarë nga zyra e shtypit pranë PD, thuhet se kjo është një përpjekje e mazhornacës për t'i mbyllur gojën opozitës.
Nga ana tjetër, PD nuk komenton foton e kryetarit Basha me trafikantin e shpallur në kërkimin për trafikimin e 130 kg droge nga porti i Durrësit, por i kthehet akuzave të konsumuara si ajo e çështjes Balili.
Deklarata e plotë e PD:
"Do të donim shumë që ky trafikanti te ishte në prangat e policisë duke dhënë sqarime edhe për aludimet miqësore të ministrit Tahiri. Por siç ka ndodhur deri tani çuditërisht trafikantet i shpëtojnë policisë. Flagrant është rasti i baronit të drogës Balilajt që shëtit i lirë dhe nën mbrojtjen e Tahirit në Sarandë.
Nuk mund të fshihesh pas aludimesh dhe akuzash kaq ordinerë ti që je përgjegjësi kryesor i kthimit të vendit në hambar drogë dhe njeriu qe u jep mbrojtje të drejtpërdrejtë trafikanteve të drogës, gjobëvënësve dhe kriminelëve.
Sot në fakt po prisnim reagim tënd ose të kryeministrit për kërcënimin që i është bërë Prokurorit të Përgjithshëm. Thuhet se kërcënuesit janë miqtë e tu.
Urojmë dhe shpresojmë që institucionet përgjegjëse ta zbardhin sa më parë këtë ngjarje të denjë për vendet ku sundon mafia dhe krimi.
Në rast se mendoni se me shpifje do t'i mbyllni gojën opozitës, jeni të dështuar. Beteja totale kundër krimit, drogës dhe lidhjeve tuaja dhe të Edi Ramës me kartelin, sapo ka nisur".
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com