"Universiteti në rrezik": Mediat
çensurojnë e deformojnë Lëvizjen

"Universiteti në rrezik": Mediat<br />çensurojnë e deformojnë Lëvizjen
Në një komunikatë për shtyp Lëvizja “Universiteti në Rrezik” kërkon të sqarojë synimin e protestave kundër reformave të Ministrisë së Arsimit, që sipas tyre deformohen dhe reduktohen nga mediat sikur janë vetë kundër provimeve të anglishtes. "Lëvizja është kundë qëllimit të shkatërrimit të Universitetit shqiptare", sqarojnë në komunikatën që po japim të plotë.

"Lëvizja “Universiteti në Rrezik” përbëhet nga studentë dhe pedagogë të universiteteve publike shqiptare, të përkushtuar ndaj dimensionit emancipues e publik të universitetit. Ky dimension e përfytyron universitetin si një hapësirë ku nxitet dija, shkenca, arsyeja kritike, solidariteti qytetar e dinjiteti njerëzor. Këto cilësi lidhen ngushtësisht me konsiderimin e arsimit të lartë si një e drejtë, që i takon çdo qytetari, pavarësisht nga aftësia për të paguar, e jo si çfarëdo malli a shërbimi me karakter diskriminues.

Për arsyet e mësipërme, i konsiderojmë reformat e nisura nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës si rrënuese të dimensionit publik-emancipues të universitetit. Më konkretisht, reforma për financimin e universiteteve synon t’i kthejë ato në shtojca të interesave fitimprurëse e të favorizojë universitetet private përmes kalimit të fondeve publike drejt këtyre të fundit. Edhe tash universitetet publike janë pre e nënfinancimit publik. Reforma në fjalë synon t’i fundosë një herë e përgjithmonë këto institucione. Së dyti, dimensioni publik i universitetit cenohet nga çshqiptarizimi i arsimit duke vënë si kusht diplomimi jo zotërimin e dijeve shkencore dhe gjuhës së popullit, por çertifikosjen toefl-ore në institucioni sërish private, e sërish fitimprurëse. Së treti, dimensioni publik i universitetit cenohet nga imponimi i punës së papaguar të një pjese të studentëve të sapodiplomuar për një deri në tre vjet, kusht ky i domosdoshëm për marrjen e diplomës. Një reformë e tillë paraqet si rrallëherë e rrallëkund në shekujt e fundit një formë aspak të kamufluar të skllavërisë moderne.

Megjithatë, për arsye ende të pakuptueshme nga ne, kauza jonë po gjen pasqyrim mediatik të tredhur çka lë vend për keqkuptime. Rëndom, mjetet e informimit publik e reduktojnë qëllimin ideor e vrullin militant të lëvizjes duke e kanalizuar vetëm në çështjen e detyrimit të dhënies së provimit të anglishtes, çka edhe e trajtuar më vete interpretohet cektisht. Do t’ju luteshim që për hir të kodit të së vërtetës që e ngjiz një mjet të informimit publik ta botonit këtë sqarim dhe për çdo herë që do ta shihni me interes pasqyrimin e aktiviteteve të lëvizjes sonë t’i paraqisni ato në plotësinë e vet. Përndryshe, do të parapëlqenim terrin apo injorimin mediatik ndaj keqinformimit e keqinterpretimit". (am/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset