"Vrasja e dyfishtë", autorët duhet
të ishin në burg, por ja si u liruan
PDF/Vendimi i gjykatës për Sael Sulajn
PDF/Vendimi i gjykatës për Vasiel Çavon

"Vrasja e dyfishtë", autorët duhet<br />të ishin në burg, por ja si u liruan<br />PDF/Vendimi i gjykatës për Sael Sulajn<br />PDF/Vendimi i gjykatës për Vasiel Çavon
Dy autorët e dyshuar për vrasjen e dyfishtë të 1 tetorit në Tiranë rezultojnë me të kaluar kriminale. Sael Sulaj, 19 vjeç dhe Vasiel Çavo, 23 vjeç, akuzohen se kanë ekzekutuar Kevin Rugova 22  vjeç dhe Aurora Oskian  30 vjeç, ndërsa plagosën Elvis Gacaj, 40 vjeç.

Ky i fundit ishte shënjestra e tyre pasi kishin një konflikt për kontrollin e territoreve të shitjes dhe shpërndarjes së kokainës e marijuanës në kryeqytet, kryesisht në zonën e Tiranës së Re. Madje dhe pak javë më parë dy autorët e rinj janë konfliktuar me Elvis Gacajn për të njëjtin motiv.

Rasti i Sulajt
19-vjeçari Sael Sulaj rezulton i dënuar për vjedhje në vitin 2015, ku u dënua me 1 vite e 8 muaj burg. Por, Sulaj mori ulje me 1/3 e dënimit (1 vit, 1 muaj, 10 ditë burgim) dënim të cilin e ka kryer me kohën e paraburgimit. Në vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, gjyqtari Kreshnik Omari urdhëronte lirimin e menjëhershëm të të pandehurit nga dhomat e paraburgimit në burgun e Fushë-Krujës.



Rasti i Çavos
23-vjeçari Vasiel Çavo në vitin 2012 është dënuar “Prodhim dhe shitje   narkotikeve ne formën e mbajtjes”, pasi u kap me rreth 19 gramë kokainë. Prokuroria kërkoi 3 vjet e katër muaj burg përfshirë uljen e dënimit me 1/3. Këtë vendim dha dhe gjyqtari, Arben Micko, por ai aplikoi nenin 59 të Kodit Penal duke mos e ekzekutuar dënimin. Ai caktoi që i pandehur të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës dhe të mos kryejë asnjë vepër tjetër penale për 18 muaj që dënimi të mos ekzekutohet.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Luiz Ejlli gdhend në trup portretin e Luna Mari

Luiz Ejlli gdhend në trup portretin e Luna Mari