Një javë nga vendimi i gjykatës që dha 126 vite burg për nëntë imamët e akuzuar për terrorizëm e rekrutim xhihadistësh, këta të fundit i drejtohen gjykatës së apelit. Ankimi është depozituar këtë të martë në apelin e krimeve të rënda në tiranë ku nëpërmjet mbrojtjes ata kërkojnë pafajsi.

Mes ankimeve të dorëzuara ata argumentojnë se janë dënuar padrejtësisht vetëm për faktin se i përkasin besimin Islam.

Pritet që brenda majit apeli i krimeve të rënda të marrë në shqyrtim kërkesën e 9 imamëve ku do të vendoset nëse do të lihet në fuqi dënimi me 126 vite burg apo do të ketë ndryshime.

Redaksia Online
( Shqiptarja.com )